I lindur në vitin 1943 në një familje tregtare të Pejës, Riza Lluka, qysh në rininë e tij të hershme kishte filluar t’i ngjizej ndjenja patriotike e bashkëdyzuar më një dashuri të madhe për arsimin, e cila më vonë kishte bërë që Lluka të ishte një personalitet që nuk hoqi dorë nga ëndrra dhe angazhimi për ditët e mira të shqiptarëve, përmes angazhimit të tij si politik dhe intelektual.
Delegat i Kuvendit të Kosovës, nga viti 1982 deri me 1990, anëtar dhe kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998), ishin disa prej angazhimeve të Riza Llukës që e bën atë njërin prej personaliteteve me ndikim dhe kontribut në çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
Por, në kohën kur çdo veprim kundër ish – sistemit konsiderohej rrezik edhe për eliminim fizik, Lluka tregoi një rezistencë të pashoqe politike kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë.
Në vitin 1989 shqiptarët po humbnin edhe ato pak të drejta që kishin në kuadër të ish federatës së Jugosllavisë. Serbia me në krye Millosheviqin kishte nisur përpjekjet që ta aneksonte vendin e shqiptarëve që kishin mbetur pjesë e Jugosllavisë.
Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, do të ndryshohej Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.
Më 23 mars, në sallë të Kuvendit trysnia fillon me gjoja mysafirët e ftuar në seancë. Gjysma e tyre pozicionohen në rendet e para të ulëseve të Kuvendet. Pas tyre ishin përcaktuar vendet e delegatëve.
Gjithçka ishte bërë me qëllim. Numri i madh i “mysafirëve” të pranishëm ishte sinjal për vendime antishqiptare, për manipulime me vota.
Sipas dëshmive, qoftë nga dëshmitarët e edhe nga stenogramet e asaj kohe, komploti zbulohet nga Riza Lluka, delegat nga Peja.
Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve. Kështu, kufizohet vota e tyre. Por, fatkeqësisht, kjo nuk u arrit në tërësi.
Në xhirimet të cilat janë publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku dominon imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës.
Karriera politike e Riza Llukës është e bujshme., ku ishte këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Pejës, për tetë vjet me radhë.
Riza Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA, në krye me Anton Çetën, gjatë viteve të ’90-ta.
Angazhim të veçantë pati në aktivizimin e tërë potencialeve ekzistuese të Kosovës. Ishte njëri nga iniciatorët për elektrifikimin e rajonit të Rugovës. Ishte Riza që mbështeti luftën e pastër të UÇK-së dhe rimëkëmbjen e Pejës.
Ai ishte një prej humanistëve më të mëdhenj të kohëve moderne në Kosovë. Përkrahu dhe ndihmoi projektin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit” për hapjen e kuzhinës popullore në Pejë. Mbi të gjitha, ai ishte ndihmës i madh për njerëzit në nevojë. Dhe këto janë vetëm disa nga të bëmat e tij në jetën që e la pas.
Ai ishte misionari që nuk u ndal e dorëzua kurrë, optimisti i përjetshëm që i buzëqeshte cilësdo sfidë.
Kontributi i tij për ndërtimin e shtetit nuk ndal as në vitet e pasluftës. Shpesh do të rrethohej nga shumë njerëz, që nga veprimtarë e atdhetarë të devotshëm, akademikë e politikanë të ekuilibruar, deri tek karrieristë të pacipë. Nganjëherë kishte shumë inat e zemërim por në çaste vendimtare dinte të shmangej dhe të merrte vendime unifikuese.
“Para neve veprimtarëve të asaj kohe dhe veprimtarëve të tashëm, gjithmonë ekziston vetëm një qëllim, të angazhohemi për këtë popull që ka vuajtur shumë”, kishte thënë në një deklaratë të dhënë në vitin 2013.
Në dekadën e fundit të jetës së tij Riza ishte në krye të RTV Dukagjini, ku deri në fund të jetës do të ishte në pozitën e drejtorit të këtij institucioni në kuadër të Korporatës “Dukagjini”, që udhëhiqet nga vëllai i tij, Ekremi.
Riza Lluka në rolin e drejtorit do ta ndihmonte guximin gazetaresk. Me idetë e tij do ta bënte Pejën të madhe duke i ofruar frymë qytetarie dhe shpresë. Do t’i falte Pejës dhe Kosovës atë që i mungonte, fjalën e lirë dhe mendimin kritik. Do të ishte ky Riza Lluka që sa herë fliste, kishte shumë për të treguar.
Më 25 nëntor të vitit 2014, do të ishte beteja e parë dhe e fundit që Riza Lluka do ta humbte, ajo me vdekjen, për tu ndarë fizikisht nga kjo botë, por për të lënë pas një vepër të madhe dhe një jetë kushtuar kauzës kombëtare në shumë drejtime.
Riza Lluka do të ikte bukur, ashtu edhe siç jetoi bukur. Në gjirin e ngushtë familjar, në shtëpinë e mbushur plot. Do të mbahej si trim edhe në vdekje. Të gjithë ata që do ta njihnin nga afër, ose do ta dëgjonin nga larg, do ta kenë në mendje me fjalët: Riza Lluka, Lamtumirë. Ne do të të duam gjithmonë!
Amanet kishte lënë që për në banesën e fundit të shoqërohej me muzikë. Dëshmi që jeta e tij ishte një këngë. Këngë e një populli që po vuante dhimbjen dhe vuajtjen që shkakton padrejtësia.
Ndryshe, Lluka shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prizren përfundoi studimet në drejtimin e arkitekturës, duke qenë njëri ndër kuadrot e para e të kualifikuar të kësaj fushe.
U punësua në ndërmarrjen ndërtimore “Izgradnja”, një ndërmarrje e njohur e kohës brenda dhe jashtë vendit. Aty tregoi gjithë profesionalizmin e tij, duke qenë ideator i shumë projekteve të mëdha.
– Përshtypjet e miqve dhe të afërmve, që e njohën veprimtarin Riza Lluka –
Veprimtarin, patriotin dhe humanistin Riza Lluka, miqtë dhe të afërmit e njohën në shumë dimensione, duke filluar si një mik i mirë e besnik, shqiptar të guximshëm, pjesëmarrës në procesin e pajtimit të gjaqeve, politikan vizionar, humanist dhe prind shembullor.
Osman Grabovci, veteran i arsimit në Pejë, njëherit mik i afërt i veprimtarit Riza Lluka, ka theksuar se miku i tij i zemrës pavarësisht rrezikut për jetën e tij dhe të familjes kishte përfaqësuar me guxim dhe vendosmëri popullin dhe vullnetin e tij në Kuvendin e atëhershëm.
Ai ka thënë se cilësitë e lartpërmendura asnjëherë nuk munguan tek Riza Lluka.
“Lluka e bëri atë që kishte në mendje ai dhe i gjithë populli, edhe pse ishte i vetëdijshëm për pasojat që mund të vinin më pas. Por vendimi i tij nuk u lëkund në asnjë moment”, ka thënë Grabovci
Nazmi Gega – mik i Riza Llukës ka thënë se pavarësisht se ishte i dëshpruar nga votimi pro i ndryshimeve kushtetuese, kjo gjë nuk e ndali sipas tij, në rrugën për çështjen e kombit ngase ishte i guximshëm, intelektual, e mbi të gjitha i rritur në frymë kombëtare.
Dardan Lluka, i biri i Riza Llukës ka theksuar se kur babai i tij është nisur për Prishtinë aso kohe në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës – kuvend që funksiononte në kuadër të Krahinës Autonome, e kishte lënë amanet nënës që të kujdeset për fëmijët.
Ai ka thënë se kjo tregon qartë për rrezikun që kanosej për të dhe për 10 ose 11 delegatë tjerë, të cilët kundërshtuan ndryshimet kushtetuese të Kosovës.
“Ne familja do të kujtojmë përherë më respekt dhe dashurinë, dhe jemi krenar që patëm një baba të tillë. Jemi krenar që patëm një prind të tillë që na mësoi të jemi të ndërgjegjshëm dhe të afërt me njerëzit. Sot unë vërej se të babai ishin dy gjëra, respektivisht dy dashuri, njëra kushtuar fëmijëve dhe familjes, ndërsa tjetra kushtuar atdheut”, ka shtuar Dardan Lluka.
Lluka do mbahet mend edhe si misionar në pajtimin e gjaqeve në SHBA në krye me Anton Çetën gjatë viteve të ’90-ta.
Osman Grabovci – në këtë aksion Riza Lluka u gjend përkrah rinisë së Pejës, përkrah Anton Çetës, Zekeria Canës, Mark Krasniqit, Rexhep Bojës, Don Lush Gjergjit, e të tjerë.
ish – kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Rexhep Boja ka sqaruar se Riza Lluka ishte njohës i mirë i kulturës dhe historisë, andaj edhe bëri përpjeke të njëpasnjëshme për zbardhjen dhe ruajtjen e fakteve dhe dëshmive historike.
Sipas tij, Lluka pos tjerash u fokusua për prejardhjen dhe jetën e autorit të himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersojit.
“Pas angazhimit të tij, qeveria turke ndërtoi shtëpinë e Ersojit dhe Xhaminë në fshatin Shushicë, të komunës së Istogut”, tha Boja.
Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare përgjatë viteve 1992-1998
Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Riza Lluka i kushtonte kujdes të veçantë arsimit, shtimit të rinisë shkollore e studentëve, stimulimit të tyre përmes angazhimit të strukturave të qeverisë dhe aktivizimit sipas saj, të të gjitha resurseve vendore e ndërkombëtare që të gjenden mjete për plotësimin e këtyre nevojave.
Ali Sylqa – mik i Riza Llukës dhe profesor universitar – e ka dashur arsimin shumë. Sipas tij, pas luftës së fundit sikurse i gjithë vendi edhe qyteti i Pejës ishte shkatërruar.
“Çdo lagje kishte shtëpi e dyqane të djegura. Edhe këtu Riza Llukën e gjejmë të angazhuar në rimëkëmbjen e qytetit të tij të lindjes”, ka thënë Sylqa.
Lluka punoi si këshilltar i lartë profesional në Korporatën “Dukagjini”, ku më pas themeloi dhe udhëhoqi Radion dhe Televizionin (RTV Dukagjini), ku televizioni mori një dinamikë të re të zhvillimit
Humanizmi i tij vërej në çdo hap që bënte
Këtë e dëshmoi edhe në momentin më të duhur, atëherë kur në Pejë u hap kuzhina humanitare nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e drejtuar nga Halil Kastrati.
Halil Kastrati – ja tregova idenë për kuzhinën humanitare, derisa fillimet e kuzhinës humanitare nuk ishin të lehta, por problemet sidomos ato financiare zgjidheshin nga Riza Lluka.
“Këshillat e tij kujtohen edhe sot nga të gjithë ata që e njohën. Të rrallë janë njerëzit si Riza Lluka”, ka theksuar Kastrati.
Hapja e shkollës së vetme të baletit në Pejë, një tjetër meritë e Riza Llukës
Koreografi Tasim Dajçi, i cili e hapi shkollën e baletit në Pejë, ka thënë se Lluka kishte vizion dhe çdo gjë të mirë donte që ta kishte edhe qyteti i tij të lindjes, Pejës, duke e ndihmuar atë që edhe kjo disiplinë e artit të zinte vend në qytetin e lindjes së Llukës.
Sipas tij, veprimtari Riza Lluka e donte artin dhe artistët.
Lluka la pas vetes bashkëshorten Senihanë, dy djemtë, Dardanin dhe Gentianin, vajzën Krenaren, si dhe shumë nipa e mbesa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët