LAJMI I FUNDIT:

Pesë trendet e reja të bukurisë që do t’i shohim kudo! (Foto)

Pesë trendet e reja të bukurisë që do t’i shohim kudo! (Foto)

Përveç koleksioneve krejtësisht unikë të markave të njohura, java e modës në New York, na prezantoi me disa truke bukurie, të cilat me shumë gjasa do të kthehen në trendet më të papara të këtij sezoni.

A post shared by @vip_screenshots on Sep 14, 2017 at 8:54am PDT


1- Rikthimi i flokut të gjatë

Edhe pse kryefjala e sfilatave në pasarelat e javës së modës ka qenë prerja ‘bob’ e flokëve, flokët ekstremisht të gjatë janë trendi që nuk vdes kurrë. Dhe këtë na e kujtoi më së miri supermodelja e viteve ’90-të, Kirsty Hume gjatë sfilatës së saj për Michael Kors.

A post shared by @vip_screenshots on Sep 14, 2017 at 8:54am PDT

2-Peneli shumë i theksuar

Një rëndësi e veçantë kësaj here i është kushtuar grimit të syve. I gjithë sekreti qëndron tek peneli i plotë dhe i zgjatur, duke u kthyer kështu në stilin e viteve ’60, sy si të maceve (cat-eye).

A post shared by @vip_screenshots on Sep 14, 2017 at 8:54am PDT

3- Aksesorët

Aksesorët ishin një nga detajet më të përdorura në javën e modës së këtij viti. Që nga fjongot e deri tek rrathët super ekstravagantë të flokëve, gjithçka që ju duhet është vetëm pak guxim.

A post shared by @vip_screenshots on Sep 14, 2017 at 8:54am PDT

4-Format e ndryshme trupore

S’ka rëndësi të kolme apo elegante, i gjithë sekreti qëndron tek pozitiviteti dhe energjia që do të përcjellësh. E gjithë vëmendja nuk do të jetë më tek ajo që ke veshur apo proporcioni i linjave, por tek mënyra si e mban veshjen dhe sa komode ndihesh me të dhe trupin tënd, çfarëdo përmase qoftë.

A post shared by @vip_screenshots on Sep 14, 2017 at 8:54am PDT

5- Buzë ombre

Që ngjyra e kuqe në buzë, nuk njeh kohë kjo është e ditur botërisht, por trendi i ri tregon se e kuqja klasike përshtatet kaq mirë me një ngjyrë paksa më të errët në cepat e buzëve. Me ngjyrën e kuqe të fokusuar në qendër dhe paksa më e errët në cep, buzët do të duken më të plota dhe sigurisht, të gjithë sytë do të jenë tek ju.

Burimi: Vogue