LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vrarë në Teksas, në mesin e tyre një fëmijë 8-vjeçar – sulmuesi në arrati

Pesë të vrarë në Teksas, në mesin e tyre një fëmijë 8-vjeçar – sulmuesi në arrati

Pesë persona, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeçar, u vranë nga të shtënat në një shtëpi në Cleveland, Teksas, raportoi sot ABC, duke cituar policinë dhe autoritetet lokale.

Të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, dhe policia është ende në kërkim të një të dyshuari, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një meksikan të armatosur i cili ndodhet në arrati dhe i cili ishte nën efektin e alkoolit.

Zyra e Sherifit të qarkut San Jacinto, mori një raport për dhunë në familje në një shtëpi në Cleveland rreth mesnatës dhe kur oficerët mbërritën, gjetën pesë viktima me plagë nga arma e zjarrit.

Policia nuk zbuloi identitetin e viktimave apo lidhjen e tyre me të dyshuarin, por konfirmoi se janë nga Hondurasi.

Katër persona janë gjetur të vdekur në vendin e krimit, ndërsa personi i pestë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Personi më i ri i vrarë është një fëmijë tetë vjeç. Dy fëmijë të mbijetuar u gjetën nën trupat e dy viktimave femra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori