LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të reja në Vushtrri, Tahiri dyshon se ka ardhur vala e dytë e COVID-19

Pesë raste të reja në Vushtrri, Tahiri dyshon se ka ardhur vala e dytë e COVID-19

Sot në Vushtrri janë paraqitur pesë raste të reja me coronavirus.

Kryetari Xhafer Tahiri thotë në RTV Dukagjini se kjo mund të jetë ajo që është paralajmëruar se një valë e dytë e coronavirusit mund të ketë filluar në Kosovë.

“Ne më parë kishim mbyllur një cikël të infeksioneve. Me gjasë në Vushtrri ka filluar një cikël i dytë i infeksioneve. Pas rastit të parë sot kemi pasur dhjetë teste. Për fat të keq pesë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.

Tahiri thotë se virusi është importuar nga Prishtina ku e prekura e ditës së djeshme ka punuar, përcjell Telegrafi.

I pari i Vushtrrisë thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos relaksohen shumë pasi rreziku nuk ka kaluar.

Ai thotë se do të testohen edhe disa të dyshuar nga personeli shëndetësorë pasi të njëjtit kanë pasur kontakt me personin që dje ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Të njëjtit janë izoluar deri në daljen e testeve. Ata janë zëvendësuar me punëtorë tjerë shëndetësorë”, tha ndër të tjera Xhafer Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori