Dacia ka thyer edhe një rekord të ri, ku që nga viti 2004 ka arritur t’i shes pesë milionë vetura në të gjitha tregjet, ndërkaq një milion i ka shitur vetëm në Francë.

Në më pak se 15 vite, Dacia ka kaluar nga një model i vetëm në gjashtë modele të ndryshme pa i humbur parimet dhe karakteristikat e veta: gjithmonë ofron kombinimin më të përshtatshëm të çmimit dhe performancës në treg.


6 2

Ky dinamizëm është reflektuar edhe në një rekord të vitit 2017:

- Sandero tanimë është vetura më e preferuar në Evropë (renditet e para në shitje)

- Vëllimi është rritur për 12 % në 655.000 njësi

Screenshot 2 1

Mbi të gjitha vlerësohet lidhja e fortë që është krijuar mes brendit dhe konsumatorëve të cilët tanimë janë fansa. /Telegrafi/