LAJMI I FUNDIT:

Pesë milionë bletë vdesin pasi kosheret u lanë në asfalt të nxehtë në SHBA

Pesë milionë bletë vdesin pasi kosheret u lanë në asfalt të nxehtë në SHBA

Gati pesë milionë bletë vdiqën pasi u lanë në asfaltin e nxehtë në Atlanta gjersa po dërgoheshin në Alaskë.

Bletarët, të cilëve do t’u dorëzoheshin insektet, theksuan se kjo ishte një humbje e madhe. Mes tyre është edhe bletarja, Sarah McElrea, e cila deklaroi se fluturimi me të cilin Delta Airlines duhej të transportonte bletët ishte ndryshuar, raporton usatoday.

Ata u transportuan në Atlanta dhe më pas do të transportoheshin në Ancgorage, Alaska. McElrea u informua një ditë pas dërgesës që do të bëhej se një pjesë e bletëve kishte ikur nga kosheret. Pastaj të gjitha kosheret u lanë jashtë.


“Më pushtoi vërtet paniku kur u informova se ishin lënë jashtë sepse feromonet e bletëve po tërheqin bletë të tjera që janë tashmë në zonë”, tha McElrea, duke shtuar se linja ajrore refuzoi të vendoste kosheret në aeroplan.

Ajo kontaktoi bletarin Edward Morgan nga Atlanta, i cili shkoi në aeroport për të kontrolluar gjendjen e bletëve. Morgan e njoftoi se ata kishin vdekur për shkak të temperaturës së lartë të asfaltit. Delta ka thënë se kanë kontaktuar me klientët dhe u kanë kërkuar falje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia

"Një incident sigurie" - zbulohen detaje rreth 'mbylljes për pak kohë' të bazës ushtarake amerikane në Itali

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori