Pesë mënyra për të parandaluar lagështinë nga tharja e rrobave në shtëpi

Ndërsa temperaturat jashtë bien dhe ndezim ngrohjen në shtëpi, lagështia dhe mbledhja e avujve mund të kthehen në një problem serioz.
Lagështia mund të çojë në formimin e mykut, i cili nuk është vetëm i shëmtuar, por mund të krijojë alergjenë, irritues dhe toksina që dëmtojnë shëndetin – veçanërisht për ata që vuajnë nga problemet me frymëmarrjen, si astma, ose që kanë imunitet të dobët.
Megjithatë, shpesh duket sikur është e vështirë të luftosh lagështinë, sepse nuk dëshiron të hapësh dritaret e të lejosh ajrin e ftohtë të hyjë brenda. Kjo bëhet edhe më problematike kur përpiqesh të thashësh rrobat brenda për të kursyer energji, në vend që të përdorësh tharësen elektrike.
Por tharja e rrobave në ambiente të mbyllura pa ajrosje të mirë mund të shkaktojë lagështi, avull dhe më pas myk në shtëpi.
Fatmirësisht, ka disa mënyra për të parandaluar aromën e keqe të rrobave dhe formimin e mykut gjatë tharjes së tyre brenda.
Kompania e kursimit të energjisë Loop ndau në TikTok disa këshilla:
“Ne përpiqemi ta shmangim tharësen elektrike, por gjatë dimrit ekziston rreziku që rrobat të marrin erë lagështie. Ja disa truke të thjeshta për t’i mbajtur rrobat me aromë të freskët.”
Ekspertët rekomanduan pesë rregulla kryesore:
Mos i lini rrobat në lavatriçe pas larjes – nxirrini menjëherë.
Mos i ngjeshni shumë në raftin e tharjes – lëruni hapësirë për ajrosje.
Pas disa orësh, ktheni rrobat nga ana tjetër që të thahen pjesët e lagështa.
Përdorni një dehumidifier (pajisje që heq lagështinë nga ajri) për tharje më të shpejtë dhe për të shmangur aromën e keqe.
Mund të merrni edhe një tharëse me ngrohje (heated airer), që e përshpejton tharjen – disa modele kanë mbulesë për tharje më efikase.




















































