Pesë lojtarë jashtë, Spalletti konfirmon listën e skuadrës së Juventusit për Bodo/Glimt dhe merr vendimin për Edon Zhegrovën

Kriza e lëndimeve në mbrojtje vazhdon te Juventusi, i cili ka udhëtuar drejt Norvegjisë pa pesë futbollistë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt që luhet të martën, më 25 nëntor.
Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku bien në sy mungesat e tre mbrojtësve kryesorë: Federico Gatti nuk është rikuperuar nga gripi, Daniele Rugani vazhdon të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Gleison Bremer është ende në fazën e rikuperimit pas operacionit në menisk.
Përveç tyre, mungojnë gjithashtu Carlo Pinsoglio dhe Arkadiusz Milik, i cili nuk është pjesë e listës së UEFA-s, pasi është jashtë fushave prej më shumë se një viti e gjysmë.

Edon Zhegrova është pjesë e ekipit, pavarësisht kritikave që trajneri ia adresoi gjatë ndeshjes me Fiorentinën pas përplasjes verbale që lojtari pati me tifozët vjollcë, duke qenë se kosovari mbetet ende një element i rëndësishëm në planet e klubit.
Bianconerët udhëtojnë drejt Norvegjisë në kërkim të fitores së parë në Champions këtë sezon, ndërsa Spalletti pritet të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë përditësimet e fundit mbi gjendjen e skuadrës. /Telegrafi/
📜 La lista dei convocati per la gara di domani sera di Champions League in Norvegia ✍🏻🏆#BodoJuve #UCL pic.twitter.com/HFTfLpzvfD
— JuventusFC (@juventusfc) November 24, 2025



































