LAJMI I FUNDIT:

Pesë legjendat që u rikthyen në dekadën e fundit për të drejtuar në klubet e tyre ku ishin yje – disa dolën shumë mirë me trofe

Pesë legjendat që u rikthyen në dekadën e fundit për të drejtuar në klubet e tyre ku ishin yje – disa dolën shumë mirë me trofe

Ekziston një thënie që futbollistët e mëdhenj nuk bëhen domosdoshmërisht trajner të mëdhenj.

Njerëzit që e përhapin këtë gjë, ndoshta kanë harruar se disa nga trajnerët më të mirë në botë për momentin kanë pasur edhe karriera të suksesshme të këtë lojë. Një shembull i tillë është Pep Guardiola.

Spanjolli ka shijuar një karrierë spektakolare si lojtar i Barcelonës gjatë viteve 90. Ai fitoi një 16 trofe me Blaugranat midis 1991 dhe 2001 përpara se të kthehej për të drejtuar klubin në vitin 2008, duke fituar shumë trofe.


Në dekadën e fundit, shumë legjenda të futbollit kanë ndjekur hapat e Guardiolës duke u rikthyer për të drejtuar ish-klubet e tyre.

Më poshtë janë pesë legjenda që u kthyen për të menaxhuar ish-klubet e tyre.


#5 Zinedine Zidane

Emri i Zinedine Zidane shfaqet gjithmonë sa herë që diskutohet për futbollistët më të mëdhenj në histori. Francezi fitoi gjithçka që fitohet në futboll.

Zidane mbahet mend më së miri për kohën e tij në Real Madrid, ku ai shënoi 49 gola dhe dha 68 asistime në 227 ndeshje ndërmjet viteve 2001 dhe 2006.

Pas varjes së këpucëve, francezi u fut në menaxhim dhe u emërua trajner i Los Blancos në mes të vitit 2015.

49-vjeçari bëri histori duke fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve midis 2016 dhe 2018. Ai gjithashtu dha dy tituj të La Ligës, dy Superkupa të Spanjës, dy Kupa të Botës për Klube dhe dy Superkupa UEFA në dy periudha në Santiago Bernabeu.


#4 Frank Lampard

Frank Lampard shijoi një karrierë të dekoruar te Chelsea, duke fituar disa trofe. Kjo përfshin edhe një Ligën të Kampionëve, tre Liga Premier dhe katër FA Cup.

Një paraqitje e mirë me Derby COunt si trajner e solli Lampardin në vëmendjen e Chelsea. Më pas atij iu dha mundësia për të menaxhuar klubin përpara sezonit 2019-20. Anglezi bëri një punë të shkëlqyer, duke nxjerrë në pah talente të rinj spektakolar si Mason Mount, Reece James dhe Billy Gilmour.

Lampard u lirua më vonë në janar të këtij viti për shkak të një serie rezultatesh jo bindëse.

Gjatë periudhës së tij një vit e gjysmë, anglezi grumbulloi 44 fitore, 25 humbje dhe 15 barazime te Chelsean në të gjitha garat.


#3 Andrea Pirlo

Andrea Pirlo është një nga mesfushorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Italiani pati një periudhë të suksesshme sa ishte aktiv, duke shënuar  73 gola dhe duke dhuruar 125 asistime në 756 ndeshje në futbollin e klubeve.

Edhe kur përfaqësonte Juventusin në muzgun e karrierës së tij, mesfushori legjendar arriti të tërhiqte vëmendjen e botës së futbollit.

Pirlo u rikthye për të menaxhuar ekipin U23 të Juventusit në verën e vitit 2020. Ai u promovua si trajner i ekipit të parë në më pak se dy javë, pas largimit të Sarrit.

Trajneri e drejtoi ekipin vetëm për një sezon, duke fituar Kupën e Italisë edhe Superkupën e Italisë. Në përgjithësi, ai ishte në krye të klubit në 52 ndeshje, të cilat dhanë 34 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje.

Megjithatë, nën drejtimin e Pirlos, Juventus nuk arriti të fitonte titullin e Serie A për herë të parë pas një dekade, duke e bërë atë të lirohet nga puna.


#2 Ole Gunnar Solskjaer

Norvegjezi ishte i preferuari i tifozëve në “Old Trafford” gjatë ditëve të tij sa ishte futbollist.

Ole Gunnar Solskjaer u emërua trajneri i përkohshëm i Manchester United menjëherë pas shkarkimit të Jose Mourinhos në dhjetor 2018. Disa rezultate bindëse i dhanë norvegjezit detyrën e trajnerit pas tre muajsh.

Deri më tani, Solskjaer i ka udhëhequr Djajtë e Kuq në 92 fitore, 35 barazime dhe 39 humbje në 166 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, ky sezon është dëshmuar të jetë mjaft i vështirë. Por ai ende ka mbështetjen e klubit, pjesërisht për shkak të statusit të tij si legjendë e Manchester United.

Ai shënoi 126 gola dhe dha 50 asistime për klubin midis viteve 1996 dhe 2007, ku ka fituar disa trofe. Kjo përfshinte gjashtë tituj të Ligës Premier dhe një Ligës së Kampionëve.


#1 Xavi Hernandez

Xavi Hernandez është legjenda e fundit e futbollit pritet të emërohet trajner i ish-klubit të tij. Spanjollit i është dhënë ‘titulli’ si trajner i Barcelonës pas shkarkimit të pritshëm të Ronald Koeman muajin e kaluar.

Shumë presin që Blaugranat të kthehet në sistemin e tyre të famshëm të bazuar në posedim dhe sulmues nën drejtimin e spanjollit. Xavi ishte një mjeshtër sa luante tij në mesfushën e Blaugranave.

Spanjolli sa luante në Camp Nou, kishte shënuar 85 gola dhe dha 185 asistime në 767 paraqitje.

Ai gjithashtu ndihmoi klubin të fitonte shumë trofe mes tyre katër Liga të Kampionëve, tetë tituj të La Ligës, tetë Superkupa spanjolle dhe shumë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Kalo në kategori