LAJMI I FUNDIT:

Pesë finalistët e Çmimit “Kadare”

Pesë finalistët e Çmimit “Kadare”

Çmimi Kadare, një nga eventet më të rëndësishme letrare të vitit, tashmë ka hyrë në fazën finale.

Të martën juria ka bërë takimin e radhës, për të përzgjedhur pesë veprat që do të mund të garojnë për çmimin e madh prej 10,000 eurosh, që do të ndahet këtë fundjavë në Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj).


Mes finalistëve janë emra të njohur në letrat bashkëkohore shqipe, por dhe dy autorë të rinj.

Juria e çmimit Kadare këtë vit kryesohet nga Kim Mehmeti, ndërsa anëtarë janë Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili.

Pesë finalistët janë:

Vera Bekteshi – “Një rrugë e gjatë pa krye”, roman

Virgjil Muçi – “Piramida e shpirtrave”, roman

Gazmend Krasniqi – “Triologjia e Shkodrës”, roman

Rudina Çupi – “Shenjat e pikësimit”, roman

Thanas Dino – “Prishja ose ndërrimi dhe ndalimi”, roman