Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë në orbitën e ulët të Tokës që nga viti 1998. Astronautët filluan ta përdorin stacionin në nëntor të vitit 2000, kur një modul që siguronte një sistem mbështetjeje dhe kontrolli afatgjatë të jetës u shtua tek dy modulet e para.
Që atëherë, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka pritur më shumë se 250 astronautë nga 20 vende, shumica e të cilëve kanë qenë nga SHBA-ja dhe Rusia, transmeton Telegrafi.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësinor (International Space Station ISS) është një projekt ndërkombëtar bashkëpunues që përfshin agjencitë sikurse NASA-n (SHBA), ESA-n (Evropë), CSA-n (Kanada), JAXA-n (Japoni) dhe Roscosmos-in (Rusi).
Me kalimin e viteve, këto agjenci hapësinore ndërtuan stacionin më të madh hapësinor në histori, duke bërë objektin më të gjerë të vendosur ndonjëherë në hapësirë.
Por, çfarë dimë për të? Këtu janë disa fakte interesante.
Ku qëndron Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës?
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor fluturon në orbitën ulët të Tokës në një lartësi prej rreth 400 kilometrave ku mund të gjenden edhe satelitët artificialë dhe teleskopët hapësinorë (si Teleskopi Hapësinor Hubble).
Por nuk qëndron në një vend, pasi stacioni rrotullohet rreth Tokës me një shpejtësi mesatare prej 28 mijë kilometrave në orë. Kjo shpejtësi është mjaft e zakonshme për objektet në orbitën e ulët të Tokës.
Në rastin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një shpejtësi e tillë e lejon atë të bëjë një orbitë të plotë rreth botës për rreth 90 minuta, 16 herë në ditë.
Dhe me “ditë” i referohemi një periudhe 24-orëshe.
Vendndodhja e saktë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor në një kohë të caktuar mund të gjurmohet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të ISS nga NASA.
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është i madh sa një fushë futbolli
Stacioni hapësinor është rreth 109 metra i gjatë dhe 73 metra i gjerë – afërsisht sa madhësia e një fushe standarde futbolli.
Por nuk ishte gjithmonë kështu. Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor tani përbëhet nga 16 module që janë montuar në kohë të ndryshme.
Moduli i parë, Zarya, u lansua në vitin 1998 dhe ishte i gjatë rreth 12 metra. Moduli lidhës Unity, (moduli i parë i ISS-s i ndërtuar nga SHBA-ja), u montua disa ditë më vonë.
Unity është 5.5 metra i gjatë, kështu që në fund të vitit 1998, ISS u bë me një gjatësi prej 17 metrave.
Stacioni u bë gjithnjë e më i madh ndërsa module të reja iu bashkëngjitën, sikurse dhomat e banimit dhe laboratorët që i përkisnin vendeve të ndryshme.
U krijua kryesisht për qëllime shkencore
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës rrjedh nga një projekt i NASA-s i quajtur Freedom.
Freedom ishte një stacion hapësinor i konceptuar në vitet 80-ta, pasi përfundoi programi Apollo i zbarkimit me ekuipazh në Hënë, kryesisht për shkak të kufizimeve buxhetore.
Deri në atë kohë, njerëzimi kishte kryer tashmë gjashtë misione në Hënë me Apollo 11 dhe Apollo 12 në vitin 1969, me Apollo 14 dhe Apollo 15 në vitin 1971, si dhe me Apollo 16 dhe Apollo 17 në vitin 1972. Kështu që agjencitë hapësinore iu drejtuan zhvillimit të një stacioni hapësinor me ekuipazh, për të kryer kërkime dhe shërbime.
Kështu, një stacion hapësinor me ekuipazh të përhershëm do të shërbente si një “anije kozmike testuese” për të vlerësuar mundësinë e kryerjes së operacioneve afatgjata në hapësirë.
Në fakt, astronautët shpesh kryejnë kërkime shkencore mbi astronominë, astrobiologjinë, fizikën, motin hapësinor, mjekësinë hapësinore dhe fusha të tjera në laboratorët e mikrogravitetit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës besohet se kanë kryer rreth 3,000 eksperimente shkencore deri në vitin 2020.
Pyetja që iu bëhet më së shumti astronautëve në ISS është se si shkojnë në banjë
Stacioni ka dy banja të pajisura me tualete hapësinore, të cilat janë projektuar posaçërisht për të punuar në kushte të gravitetit zero.
Në thelb, kur ngrini kapakun e një tualeti hapësinor, aktivizoni një fluks ajri që pengon fluturimin e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme.
Urina është e dobishme për astronautët e ISS sepse riciklohet duke përdorur sistemin e mbledhjes së ujit në stacion, një makinë që e filtron dhe dezinfekton atë në mënyrë që të bëhet ujë i pijshëm.
Mund të tingëllojë e shpifur, por urina është 95 për qind ujë. Pa sistemin e riciklimit të ujit (që gjithashtu riciklon djersën), agjencitë hapësinore do të duhej të dërgonin rreth 18,000 litra ujë në ISS çdo vit për të siguruar mbijetesën e një ekuipazhi prej katër personash.
Nuk ka përdorime alternative për mbetjet e ngurta, kështu që mbetjet e ngurta pastrohen në një kuti, mblidhen në enë hermetike dhe dërgohen në atmosferën e Tokës për t’u djegur.
Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor do të “shuhet” në vitin 2031
Për fat të keq, ky ndërtim spektakolar inxhinerik pritet të çmontohet në vitin 2031 për shkak të çështjeve strukturore që lidhen me vjetërsinë e tij. Për shembull, viteve të fundit ka pasur disa rrjedhje ajri në ambientet e banimit të ekuipazhit.
NASA pret që kompanitë private – sikurse Blue Origin – të lansojnë laboratorët e tyre orbitalë ose platformat hapësinore përpara kësaj kohe.
Sipas planit të tranzicionit të NASA-s, këto stacione komerciale në orbitën e ulët të Tokës do të zëvendësojnë ISS-in në të ardhmen e afërt.
ISS pritet që të hiqet nga përdorimi në vitin 2030 dhe të hiqet nga orbita në vitin 2031.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje