LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse bizneset duhet të përdorin rrjete sociale

Pesë arsye pse bizneset duhet të përdorin rrjete sociale

Duke marrë parasysh se 81% e konsumatorëve bëjnë kërkime në internet para se të vendosin të blejnë një produkt mund të themi se marketingu tradicional nuk e ka më të njëjtën rëndësi në fushën e marketingut. Në mënyrë që bizneset të kenë sukses në marketing digjital ato duhet te kujdesen që të shkollojnë sa më shumë stafin e tyre ne programe të certifikuara për marketing digjital siç janë ato të Digital Marketing Institute me seli ne Dublin të Irlandës.

Digital Marketing Institute me seli në Dublin të Irlandës, është trupi nr. 1 në botë për certifikim në marketing digjital.


Këto programe ofrohen edhe në Kosovë, përmes partneritetit edukativ që kanë me Kolegjin Universum. Programe që ofrohen në Kosovë janë: Digital Marketing, Social Media Marketing, Search Engine Optizmization dhe Digital Strategy and Planning.

Përdorimi i mediave sociale për biznese nuk ka të bëjë vetëm me postimin e fotove. Ajo ka të bëjë me zhvillimin e relacioneve, rritjen e besimit si dhe lojalitetit ndaj klientëve. Më poshtë i gjeni 5 arsye se pse biznesi juaj duhet të investoj në rrjete sociale:

Rrjetet sociale i zvogëlojnë shpenzimet e marketingut

Rrjetet sociale janë mënyrë shumë efektive dhe e lirë që ju mundëson të keni kontakt qoftë me konsumatorët ekzistues apo edhe me ata potencial. Kjo për arsye se ato ju mundësojnë ti targetoni klientët qoftë në pikëpamje demografike, gjeografike, profesioni apo edhe në bazë të sjelljeve dhe interesave  të tyre. Në një studim të bërë nga “nuancedmedia” del se kosto për arritjen e 1000 konsumatorëve duke përdorur kanalet tradicionale të marketingut është mbi 30 euro, ndërsa duke përdorur Facebook kosto për të arritur 1000 konsumatorë është 0.25 euro.

Rritni trafikun në website-in tuaj dhe në makinat e kërkimit

Një nga përfitimet më të mëdha të rrjeteve sociale është se ato ju mundësojnë të rritni trafikun në website-in tuaj. Kjo ndikon që ju të rrisni të hyrat e kompanisë tuaj duke bërë shitje online. Jo vetëm që rrjetet sociale i dërgojnë konsumatorët ne website-in tuaj, por edhe sa më shumë shpërndarje që merrni, aq më lart do të ngriteni edhe në motorët global të kërkimit.

Përmirësoni shërbimin ndaj konsumatorëve

Mënyra e parë se si konsumatorët tentojnë të kontaktojnë me bizneset është përmes rrjeteve sociale. Kshtu që, prezenca juaj online është e domosdoshme për të komunikuar me konsumatorë në kohë reale dhe të kujdeseni ti përmbushni kërkesat e tyre.

Kuptoni aktivitetet e konkurrencës tuaj

Duke përdorur rrjetet sociale ju mund të merrni informata për aktivitetet e konkurrencës duke monitoruar ata. Kjo ju mundëson që ju të merrni vendime të rëndësishme strategjike në mënyrë që të qëndroni më mirë se ata në treg.

Rrisni shitjet e biznesit tuaj

Rrjetet sociale e ndihmojnë biznesin tuaj ti rris shitjet duke ekspozuar produktet dhe shërbimet që ju ofroni. Kjo arrihet më së lehti duke ofruar përmbajtje kreative vizuale siç janë fotot apo videot që tregojnë dobinë e përdorimit të produkteve apo shërbimeve tuaja.

Duke marr parasysh se Marketingu Digjital është një nga industritë me rritjen më të madhe viteve të fundit dhe deri në vitin 2020 të hyrat në këtë industri pritet ta kalojnë shumën prej 300 miliardë dollarë është e nevojshme që bizneset të fillojnë të adaptojnë strategji marketingu që t’i përshtaten këtyre trendeve.

Me programe të akredituara dhe Bord Industrial të përbërë nga kompani si Google, Facebook, Microsoft, Twitter, LinkedIn, Ogilvy, iProspect etj, Digital Marketing Institute është sinonim i trajnimit dhe certifikimit global në marketingun digjital.

Kostoja e këtyre trajnimeve në Irlandë e kalon shumën prej 2000 euro.

Ndërsa në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni Kolegji Universum si partner edukativ i DMI i ofron këto trajnime me një çmim prej 389€ nga 650€ sa ishte më parë e që është çmim shumë i arsyeshëm në krahasim me vlerën që e merrni.

Regjistrimet në këtë trajnim veçse kanë filluar dhe vendet janë të limituara.

Për më shumë info na kontaktoni:

https://www.facebook.com/UniversumDMI/

digitalmarketing@universum-ks.org

ose përmes telefonit +377 (0) 44735987

Artikull i sponzorizuar