LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye bindëse pse duhet ta lani fytyrën çdo ditë me uthull molle

Pesë arsye bindëse pse duhet ta lani fytyrën çdo ditë me uthull molle

Shumë njerëz e dinë se uthulla e mollës është mjaft e dobishme për shumë gjëra, por ajo që ata nuk e dinë është se kjo mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.

Uthulla e mollës, jo vetëm që nuk e dëmton lëkurën tuaj, por përkundrazi ju kursen paratë e pastruesve të shtrenjtë të fytyrës.


Mësoni tani pesë arsyet bindëse sepse duhet ta shpëlani çdo ditë fytyrën me uthull molle.

Parandalon dhe redukton pikat e moshës

Lani fytyrën tuaj me uthull molle çdo ditë dhe shikoni se si pikat e moshës nisin të zvogëlohen, ose të zhduken fare.

Dr. Doug Willen rekomandon se efikasiteti i kësaj uthulle është fantastik. Acidet alfa hydroxy (aka AHA acide) në uthullën e mollës depërtojnë thellë në lëkurë, e bëjnë atë të shëndetshme dhe largojnë pikat e moshës.

Acidet AHA shpesh përdoren në produktet e kujdesit të shtrenjtë të lëkurës, por ju nuk keni nevojë të harxhoni paratë tuaja mbi to.

Lufton aknet

Procesi i bërjes së uthullës së mollës krijon acid malik. Kjo është ajo që e bën uthullën e mollës aq të mirë për aknet.

Studimet kanë treguar se acidi malik mund të vrasë bakteret dhe të luftojë viruset.

Ajo parandalon fillimin e puçrrave në fytyrë, të cilat zakonisht ndodhin për shkak të inflamacionit dhe baktereve.

Balancon PH e lëkurës

Sipas dermatologut të New York-ut, Dr. Karen Hammerman, nëse lani fytyrën me uthull molle të holluar në ujë 3-4 herë në javë, mund të ndihmoni në balancimin e nivelit të pH në fytyrë.

Uthulla e mollës balancon sebumin që mund t’a bëjë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme dhe me vaj.

Lani fytyrën çdo ditë për të mbajtur një çehre të bukur dhe të freskët.

Parandalon rrudhat

Sipas Jodi Friedman, një bloger për “The Huffington Post”, uthulla e mollës gjithashtu bën mrekulli kur është fjala për zvogëlimin e rrudhave. Që kjo të funksionojë, lani fytyrën me uthull të holluar çdo ditë.

Disa njerëz mendojnë se pirja e një gote uthull molle gjithashtu ndihmon. Përzihet një pjesë uthull në gjashtë pjesë ujë.

Largon toksinat

Studimet tregojnë se larja e fytyrës me uthull molle të holluar me ujë çdo ditë vret toksinat dhe i jep lëkurës një shkëlqim të bukur. Ndaj, praktikojeni sa më shpesh! /Telegrafi/