LAJMI I FUNDIT:

Përveç pronës, ngrihet edhe automjeti me të cilin vozitej Rashkovski

Përveç pronës, ngrihet edhe automjeti me të cilin vozitej Rashkovski
Foto: AIM

Përveç xhirollogarisë dhe pronës së ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovaski, masa për ndalesë për shitje dhe shpronësim është shqiptuar edhe për kompaninë e të dyshuarit të tretë në rastin me blerjen e softuerit.

Automjeti luksoz është xhip i llojit “Volvdo CS90”, që shfrytëzohej nga Rashkovaski.


Ndryshe, automjeta është në pronësi të kompanisë “GBC Sistemi”, ndërsa pronari është Igor Hristov, i cili është ndër të dyshuarit për blerjen e softyerit. Sipas Prokurorisë, ai si bashkëpunëtor i jashtë ka përçuar infromacione në lidhje me tenderin.

Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e Rashkovskit
Lexo po ashtu Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e Rashkovskit

Rashkovaski e ka angazhuar Hirstovin me honorar për mirëmbajtjen e sistemeve infromatike në Sekretariatin e Përgjithshëm në Qeveri dhe disa herë ia ka vazhduar angazhimit dhe ia ka rritur honorarin./Telegrafi/