Policia e Kosovës në hyrje të Kuvendit të Kosovës ka arrestuar tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht policia ka arrestuar deputetin Albin Kurti, duke arrestuar pastaj edhe dy deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Albuelna Haxhiun.


Deputetë e tjerë dhe aktivistë të Vetëvendosjes tentuan ta parandalonin arrestimet e deputetëve, duke u përballur me policinë mirëpo nuk ia arritën.

Arrestimi i tre deputetëve është bërë për shkak të një urdhërarresti që kishte lëshuar gjykata për shkak të mos paraqitjes së tyre në seancën gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. /Telegrafi/

24020038 10214249726413057 1847834656 n

donika 1