LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në Suharekë: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror

Haradinaj në Suharekë: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Suharekës në kuadër të vizitave të tij nëpër komunat e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se nën udhëheqjen e AAK-së dhe kryetarit Bali Muharremaj, Suhareka ka shndërruar sfidat në mundësi.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Suharekën, një komunë që simbolizon suksesin dhe potencialin e vërtetë të Kosovës. Nën udhëheqjen e Aleancës dhe kryetarit Bali Muharremaj, Suhareka ka shndërruar sfidat në mundësi, duke treguar se çfarë mund të arrihet me vizion dhe përkushtim”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se Suhareka është zhvilluar falë qeverisjes lokale, jo asaj qendrore.

“Përurimi i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” është vetëm një shembull i progresit të jashtëzakonshëm që po bëhet këtu. Por, ky sukses vjen falë qeverisjes lokale, jo si rezultat i politikave të qeverisë qendrore. Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj dhe AAK beson se çdo komunë në Kosovë ka potencialin për të arritur suksese të ngjashme.

“Ne në AAK besojmë se çdo komunë në Kosovë ka potencialin për të arritur suksese të ngjashme. Me politika të duhura, kryetarë të përkushtuar dhe mbështetje aktive nga qeveria, mund të krijojmë një mjedis ku komunat zhvillohen, e cilësia e jetës së qytetarëve rritet.

Suharekë, urime Shtëpinë e Kulturës”, ka përfunduar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori