LAJMI I FUNDIT:

Përurohen rrugicat brenda oborrit të QKUK-së

Përurohen rrugicat brenda oborrit të QKUK-së

Janë përuruar sot rrugicat brenda Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, punimet e të cilave kanë filluar para disa ditësh.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli është shprehur se kërkesa që Ministria e tij ka bërë për këtë projekt ka gjetur përkrahjen e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Ministri i Shëndetësisë e ka vlerësuar si shumë të nevojshëm investimin në ndërtimin e rrugëve në QKU.


“Një punë jashtëzakonisht e mirë, për të cilën falënderojmë Pal Lekajn, i cili pa asnjë dyshim por edhe me një vullnet të madh e ka bërë që sot QKU t’i ketë rrugët e asfaltuara, që ta shtojmë komforin brenda QKU-së. Dihet që këtu vijnë pacientë të cilët ndonjëherë kanë dhimbje. Është e vështirë më kalu nëpër rrugë të vështira”, tha Ismajli.

Ministri i Shëndetësisë tha se së shpejti do të ketë ide edhe për krijimin e hapësirave të reja për parkingje brenda oborrit të QKU-së.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ky investim është i dobishëm për pacientët dhe punëtorët në QKU.

“Më vjen mirë që sot bëjmë përurimin e këtij projekti infrastrukturor që ka ndikimi pozitiv tek pacientët , te lëvizja e lirë e tyre por edhe te qytetarët”, tha Lekaj.

Ndërsa drejtori i QKU-së Basri Sejdiu, tha se ashke punimet e tilla ndërinstitucionale janë në dobi të QKU-së dhe rrjedhimisht përmirësojnë cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët aty. Ai është shprehur se po punohet që infrastruktura e institucionit që drejton të vazhdojë të përmirësohet. Më tej, Sejdiu ka shtuar se punimet nuk kanë penguar mbarëvajtjen e punës në QKUK, duke vlerësuar kështu shpejtësinë me të cilën janë kryer punët.

“Ajo që po mundohemi të bëjmë është të përmirësojmë kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, rregullimi e infrastrukturës brendapërbrenda, furnizmin me pajisje. Por, ky rregullim i rrugëve është një ndihmesë mjaft e madhe”, ka theksuar Sejdiu.

Ky projekt përfshin 2.4 km rrugë dhe ka kushtuar 180 mijë euro. I tërë projekti është investim i Ministrisë së Infrastrukturës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori