LAJMI I FUNDIT:

Përurimi i librit ‘Genius Loci i Prishtinës’ nga Xhelal Llonçari – një udhëtim në shpirtin dhe arkitekturën e kryeqytetit

Përurimi i librit ‘Genius Loci i Prishtinës’ nga Xhelal Llonçari – një udhëtim në shpirtin dhe arkitekturën e kryeqytetit

Një tjetër libër do t’i pasurojë bibliotekat në vend, i titulluar “Genius Loci i Prishtinës”, nga autori Xhelal Llonçari përurimi i së cilës u bë mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Autori i këtij botimi të ri, Llonçari në një intervistë për Telegrafin tha se tematika e librit ka të bëjë me jetën, shpirtin dhe strukturën arkitektonike të Prishtinës.

Sipas autorit, çdo qytet përbëhet prej dy komponentëve të pandashme: struktura arkitektonike dhe njerëzit.


Për të ilustruar më mirë këtë tematikë, Llonçari citoi një thënie të Winston Churchill: “Ne i ndërtojmë qytetet, i modelojmë qytetet, pastaj ato na modelojnë ne”, e cila thënie reflekton qartë idenë që lidhja mes qytetit dhe banorëve të tij është reciproke dhe e vazhdueshme.

Autori shpjegoi se ky libër përmban artikuj të shkruar pas luftës, të cilët më së miri janë mbështjellë dhe mbuluar nga titulli “Genius Loci i Prishtinës”.

Autori i librit,”Genius Loci i Prishtinës” nga Xhelal Llonçari

“Ngjarja sot ka të bëjë me promovimin e këtij libri, që e kam quajt ose e kam titullu, më mirë të themi, ‘Genius Loci i Prishtinës’

Në fakt kjo nuk ka qenë qëllimi i titullit, s’ka qenë qëllim prej fillimit, mirëpo këto janë artikujt që i kam shkru këto vite pas luftës dhe ma së miri i mbështjellë dhe i mbulon titulli ‘Genius Loci i Prishtinës’, i cili do të thotë fryma e vendit, shpirti i vendit.

Ky libër në fakt fletë për shpirtin e Prishtinës dhe të ndërlidhur me shpirtin e qyteteve përreth Peja, Tirana…., sepse ato ndikojnë në njëra tjetrën… Kështu që, këtu është një shikim për shpirtin aktual të Prishtinës, qysh jemi sjellë ne me atë shpirt e si duhet të sillemi…”, tha ai.

Gjatë intervistës, Llonçari shprehu shqetësimin për mungesën e një shtëpie memoriale në Prishtinë, ku të tregohen historitë dhe ngjarjet që kanë shoqëruar gjeneratat në këtë qytet.

Libri “Genius Loci i Prishtinës”

“Janë 150 vjet, 300 mijë të shpërngulur, më se 20 mijë të vrarë. Në Prishtinë nuk ka një shtëpi memoriale ku tregon si kanë jetuar, ku kanë ardhë, si kanë ardhë…

Kish me pas filma, kish me pas harta, që kish me qenë pikë, të cilin kishin me vizitu edhe të huaj, që kishin m’i çu delegacionet e huaja dhe me pa historinë.

E, kështu edukojmë fëmijët kur i çon nëpër këto pika neuralgjike të historisë tonë, duhet t’ju kultivojmë mbamendjen, jo t’ju bindim urrejtjen, po mos të përsëriten ato gjëra që u përsëritën pas 130 vitesh, i njëjti kalvar i popullit shqiptar sikur që u përsërit kur u përzunë ata prej viseve të veta, prej Serbisë”, ka thënë Llonçari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Vritet një polic në Kaçanik

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Shëndetësi
Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori