Sot (e martë) është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur shqiptare, Hueyda El Sayed.

Ajo raportohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, nga e cila edhe vdiq.


El Sayed ndërkohë ka lindur në Tiranë, kurse me prejardhje ishte nga Sudani.

Screenshot 1 120 Hueyda El Saied (Foto: Instagram)

Përveç si balerinë, njihej edhe si këngëtare e piktore. E njëjta po ashtu ka marrë pjesë në festivale të ndryshme si “Top Fest” dhe “Kënga Magjike”.

Vdekja e saj ka tronditur të gjithë, posaçërisht ata që e njohën nga afër duke bërë kështu që të ketë reagime të shumta edhe në rrjete sociale.

Arbana Osmani, Rona Nishliu, Vesa Luma, Greta Koçi, Rudina Magjistari, Oriola Marashi - ndodhen mes yjesh që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes së famshme.

Më poshtë mund t’i ndiqni reagimet e tyre:

Arbana Osmani Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Arbana Osmani Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Greta Koci Greta Koçi (Foto: Instagram)

Oriola Marashi Oriola Marashi (Foto: Instagram)

Rona Nishliu Rona Nishliu (Foto: Instagram)

/Telegrafi/