Kafja e tyre ishte më e ëmbël se çdo herë tjetër. Jo pse ata kishin ndërruar lokalin, por shërbimi ishte nga një person i veçantë.
Ishte zgjuar herët me shumë entuziazëm, sepse tërë ditën ishte në shërbim të klientëve, në rolin e kamerierit.
I buzëqeshur në fytyrë, me hapa të ngadaltë, Arlind Beqiri, anëtar i shoqatës Down Sindrome, po shërbente kështu në njërin nga lokalet e kryeqytetit, raporton RTV Dukagjini.
Ai ka thënë ishte dita më e lumtur e jetës së tij.
Derisa Arlindi shërbente, në këndin tjetër ishte vendosur shoqja e tij Jehona. Por, me një tjetër detyrë.
Ajo ishte në rolin e shitëses së kartolinave dhe produkteve tjera që këta anëtar i krijojnë.
Jehona Grajqevci, ka thënë se kjo punë po i pëlqen shumë.
Dafina Kastrati, ishte njëra ndër klientët që kishte fatin që të shërbehej nga Arlindi. Ajo ka thënë se ishte kafja më me shije deri më sot, përcjell Telegrafi.
“Sot u shërbeva në mënyrë të veçantë, kur e pashë një persona me Sindromën Down. Ata janë pjesë e shoqërisë sonë, dhe kanë të drejtë të punojnë. Ky vend më pëlqen shumë, por kur i pashë ata persona u ndjeva edhe më e lumtur”, deklaroi Kastrati.
“Ne krijojmë, nuk mëshirohemi”, është motoja e aktivitetit që Shoqata Down Sindrome, po zhvillon, për integrimin e anëtarëve të saj në punë dhe shoqëri.
Alban Fejza, menaxher i marketingut në këtë shoqatë, ka thënë se do të mundohen çdoherë, që të sjellin aktivitete të tilla që janë në shërbim të këtyre të rinjve.
“Ky lokal ka shprehur vullnet dhe dëshirë që t’i angazhojë dy anëtarë të shoqatës sonë që janë Lindi dhe Jehona në punë njëditore me pagesë. Ata do të kryejnë punë kafiterie dhe promovimin e produkteve. Aktivitetet tona kanë filluar të shpeshtohen dhe ky muaj i është dedikuar me kafiteri”, deklaroi Alban Fejza.
Që të dy, Jehona dhe Arlindi, do të paguhen me një shumë simbolike, për gjithë punën që e kanë bërë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri