LAJMI I FUNDIT:

Personat me nevoja të veçanta në Maqedoni, ”burg shtëpiak” për shkak të mungesës së kushteve

Personat me nevoja të veçanta në Maqedoni, ”burg shtëpiak” për shkak të mungesës së kushteve
Left Behind

Para një jave, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta para Kuvendit të Maqedonisë kanë vendosur tenda në të cilat qëndruan tre ditë për kërkesat të cilat siç thonë i kanë dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante dhe deri te partitë para heshtjes zgjedhore. Ata theksojnë se kërkesat janë të realizueshme dhe se shumë pak duhet të bëhet për të hyrë në funksion me çka do t’ju përmirësohen kushtet e fëmijëve me nevoja të veçanta. Madje ka disa ditë që ka filluar peticioni në të gjithë qytetet e Maqedonisë për ndryshimet ligjore në ndihmën e kësaj kategorie.

Disa nga kërkesat kryesore janë të hiqet kufiri për 26 vjeçarët që takojnë ndihmat financiare dhe sigurimi i ardhmërisë së fëmijëve të tyre pas vdekjes së prindërve edhe atë përmes pronës së tyre të cilën do t’ia lëshojnë shtetit, ndërsa si shkëmbim shteti të kujdeset për ta deri në fund të jetës me sigurimin e kushteve të përshtatshme.


Juliana Silanovska, organizatore e peticionit në Tetovë për Telegrafi Maqedoni thotë se shteti nuk ka bërë asgjë në integrimin e personave me nevoja të veçanta.

‘Duhet t’u ndihmohet këtyre personave. Mendoj se deri më tani shumë pak është bërë për këtë kategori njerëzish. Në Tetovë ka dy pika për mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetjen e personave me nevojave të veçanta, gjegjësisht ndryshimet ligjore për këta persona. Sot është dita e dytë, nuk ka shumë interesim. Duhet t’i thërrasim shokët, miqtë përmes telefonit dhe të vijnë të nënshkruajnë. Edhe pse është njoftuar në media dhe rrjetet sociale, por interesimi është i dobët. Mendoj se duhet të ngritet vetëdija më shumë tek njerëzit që të ndihmohen personat me nevoja të veçanta. Nga ana tjetër edhe shteti nuk ka bërë shumë në këtë drejtim. Unë kam miq që kanë fëmijë të çrregullimeve të ndryshime si fizike poashtu edhe psiqike dhe ata ankohen shumë, sepse nuk nuk kanë përkrahjen e shtetit’, shprehet Silanovska.

Doemos duhet të hiqet kufiri prej 26 vjeç, nuk duhet të ekzistojë, pse duhet të diskrimohen personat me nevoja të veçanta mbi 26 vjeç, shpreh shqetësimin për Telegrafin, kryetari i Shoqatës për paralizë cerebrale, Zoran Andonov.

‘Ky kufiri famoz prej 26 vjet, ne vlerësojmë se nuk duhet të ekzistojë për këtë kategori personash, sepse invaliditeti i tyre është kategori e përhershme. Nuk mundet komisioni pas moshës 26-vjeçare të personit, të konfirmojë nëse, ai person është apo sa është invalid. Ky komisioni patjetër të hiqet, sepse ky kufi lidhet me ndihmën në para. Nën moshën 26-vjeçare mund të merr ndihmë në para, mbi atë moshë nuk ka të drejtë, pse të mos pranojnë, edhe ata kanë nevojë për ndihmë financiare. Gjithashtu kufiri është i lidhur edhe me të drejtën e shkurtimin e orarit të punës. Një prind ka të drejtë shfrytëzojë të drejtën për shkurtimin e orarit të punës. Përsëri ky kufi në një farë mënyre i hendikepon këta prindër. Unë punoj gati më shumë se 20 vite në Shoqatën për paralizë cerebrale dhe përmirësim ka deri më tani por jo edhe aq. Qëllimi i iniciativës është që të përmirësohen edhe më tej kushtet. Të ndryshohet dispozita ligjore në mënyrën ashtu siç themi ne dhe jo si propozojnë ata, sepse motoja jonë është ‘asgjë për ne, pa ne’. Dhe kështu, në këtë mënyrë diçka-diçka mund të bëhet më mirë në këtë drejtim’, shprehet Andonov.

Ai më tej shton se interesimi rreth peticionit për iniciativën është relativisht i mjaftueshëm. Te ne, sipas tij, fatkeqësisht, tani jo edhe aq shumë, por më herët më shumë është shprehur, njerëzit i kanë fshehur nëpër shtëpitë e tyre personat me nevoja të veçanta. Janë turpëruar prej tyre, janë turpëruar jo nga fëmijtë por nga rrethi se çfarë do të thonë. Me një fjalë, ata fëmijë janë si një farë burgu shtëpiak. Por tani ne si shoqatë kemi punuar që njerëzit t’i tejkalojnë këto paragjykime.

Daniella Mirçevska nga Qenda për mbledhjen e nënshkrimeve për petecionin që organizohet në Shkup për Telegrafi Maqedoni deklarohet se interesimi ka qenë i madh. Poashtu edhe në qytetet tjera është vërejtur interesim i madh në mbledhjen e nënshkrimeve. Numri i atyre që kanë mbështetur iniciativën për ndryshime ligjore ka kalaur mbi dhjetë mijë. Në Maqedoni, sipas disa statistikave, jetojnë afërsisht, gjashtë mijë persona me nevoja të veçanta, thotë ajo.

Ankesa ka edhe nga prindër që kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Telegrafi Maqedoni ka arritur të kontaktojë me disa prej tyre dhe thonë se shteti aspak nuk ka bërë për ta ndihmuar këtë komunitet.

‘Nuk ka kushte. Vetëm se na lodhin duke vrapuar pas dokumenteve. Shteti nuk tregon interesim për këta persona. Edhe nga Komuna kemi kërkuar ndihmë, por asgjë deri më tani. Unë tani e kam të drejtën për ndihmë sociale. Kam 32 vite stazh pune, ma kanë ndalë sot ndihmën. I rregullova dokumentat, tash i kanë ndalë edhe paratë e rrymës. Ajo më takon mua. Ata të ndihmës sociale nuk i nxjerrin paratë prej xhepit, nuk e di pse i ndalin paratë. Zoti ia dashtë asaj zyrtares një fëmijë siç e kam unë me nevoja të veçanta, ma ka lodhur shpirtin. Vera Dimitrievska te Ndihma sociale në Tetovë është shumë e poshtër, shumë na keqtrajton’, thotë prindëri S.J. që ka fëmijë me nevoja të veçanta.

Bashkimi, i riu nga Tetova, i cili është i privuar nga disa nevoja të veçanta, për Telegrafin thotë se shteti nuk ka krijuar kushte. Sa i përket urbanizmit, ai thotë, sidomos kur ka borë, detyrohemi të mbyllemi në shtëpi. Nuk ka shtigje të posaçme për ne, infrastruktura është katastrofale dhe pajisjet nuk i kemi të mira. Ai thotë se detyrohen me donatorë dhe familjarë t’i sigurojnë kushtet dhe assesi nga shteti të vijë ndihma.

Në Tetovë, para një jave u mbajt trajnim për personat me nevoja të veçanta. Aktiviteti kishte për qëllim që në praktikë të verifikojë mënyrën e zbatimit të modelit të asistencës personale për këtë kategori njerëzish.

Telegrafi Maqedoni, ka pritur një ditë të plotë nga Komuna e Tetovës, në lidhje me atë sesa janë të integruar dhe a ka mundësuar kushte në qytet për personat me nevoja të veçanta. Por nga Komuna nuk kanë treguar gatishmëri të përgjigjen në pyetjet e redaksisë.

Edhe pse në muajin shkurt të këtij viti u prezantua projekti për hapjen e qendrave të punësimit për personat me nevoja të veçanta në Maqedoni, personat me nevoja të veçanta përveç se përmirësimi i kushteve është parësore, mundësia për punësimin e tyre është shumë e vogël, pasi Maqedonia nuk ka kapacitet për krijimin e mundësive që të punësohet kjo kategori sociale. /Telegrafri/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori