LAJMI I FUNDIT:

Personat me aftësi të veçanta përballen me probleme të shumta në procesin mësimor në Maqedoni

Personat me aftësi të veçanta përballen me probleme të shumta në procesin mësimor në Maqedoni

Nga fillimi i vitit shkollor, në Avokatin e Popullit kanë arritur shumë ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të personave me aftësi të posaçme.

Zv. avokatja Vaska Bajramovska Mustafa, për “Alsat” tha se numri më i madh i ankesave ka të bëj me mungesën e asistentëve në shkollë e posaçërisht qëndrimin e zgjatur për nxënësit e kësaj kategorie.


“Numri më i madh i ankesave të parashtruara nga prindërit, që nga fillimi i vitit shkollor e deri më sot ka të bëj me mos pasjen e kushteve, gjegjësisht mungesa e asistentëve arsimor dhe personal për fëmijët e tyre dhe mënyrën e formimit të paraleleve gjatë regjistrimit. Gjithashtu kërkojnë mundësimin e kushteve për krijimin e qëndrimit të zgjatur për një numër më të madh të fëmijëve, gjegjësisht shkollat ku janë të regjistruar këto fëmijë duke pasur parasysh se prindërit e këtyre fëmijëve janë në marrëdhënie pune dhe vihet në pikëpyetje puna e tyre për shkak të marrjes së fëmijëve herët nga shkolla”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, zv.Avokate e Popullit.

Ndryshe nga Bajramovska, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se këtë vit ka numër të madh të asistentëve 720 kundrejt vitit të kaluar kur numri i tyre ishte vetëm 300.

“Jam I bindur se ka edhe shumë punë për të bërë dhe për këtë punë që duhet ta bëjmë dhe ta realizojmë duhet ta realizojmë bashkë institucionet e nivelit qendror, lokal, komunat, pushteti dhe ministria”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Goran Petrushev, kryetar i Lidhjes së Edukatorëve dhe Rehabilituesve special, tha se në vend është duke u zhvilluar një proces i madh reformash që kërkon kohë për krijimin e kushteve të duhura për personat me aftësi të posaçme./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori