LAJMI I FUNDIT:

Personat me aftësi të kufizuar dhe dhuna e pushtetit: Lufta në rrota për një jetë njeriu (Video)

Personat me aftësi të kufizuar dhe dhuna e pushtetit: Lufta në rrota për një jetë njeriu (Video)

Njerëzit me aftësi të kufizuara janë ndër më të diskriminuarit në Bolivi. Të ngopur me injorimin, një grup i tyre marshoi nëpër Ande drejtë selisë së Qeverisë në La Paz, duke kërkuar që të flasin me presidentin Evo Morales. Ata janë ballafaquar me policinë, me barrikada, me gaz lotsjellës dhe me topa uji.

Kampi i protestuesve është një bllok larg nga sheshin kryesor, pranë pallatit qeveritar. Dokumentari i realizuar nga Guardian tregon se si herë të parë në historinë e Bolivisë, policia ka ngritur barrikada tri metra të gjata e kanë pozicionuar edhe cisterna uji për të ndaluar protestuesit në karrige invalidësh për të hyrë në shesh, transmeton Telegrafi.


Protestuesit që tre muaj kërkojnë të dëgjohet zëri i tyre nga zyrtarët qeveritarë. Ndërsa, ballafaqimi mes protestuesve dhe policisë ishte i dhunshëm, veç pse Qeveria refuzon të diskutojë për pensionin mujor për ta në vlerë të 70 eurove.

Realizuesit e dokumentarit, Violeta Ayala, Dan Fallshaw dhe Fernando Barbosa, kanë pasur qasje në kampin e protestuesve, e madje kanë kapur skena të dhunës policore, për çka janë kërcënuar. /Telegrafi/