Në oborrin e shkollës fillore Strozhanac pranë Splitit të Kroacisë, persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes mbrëmë.

Incidenti ndodhi në një vend ku ndizeshin qirinj në nder të viktimave të Vukovarit dhe Shkabërnjës, transmeton Telegrafi.


Një regjistrim tregon katër persona të panjohur të veshur me të zeza, me kapele në kokë, duke ndezur një mjet shpërthyes. Pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes, mjeti shpërtheu.

Departamenti i policisë Split-Dalmaci kanë deklaruar se kanë pranuar një raport dhe përcaktuan se xhami i derës së shkollës ishte dëmtuar për shkak të shpërthimit.

"Ne morëm një raport për fishekzjarrë të hedhur para shkollës fillore Strozhanac më 15 nëntor 2025 në mbrëmje. Oficerët e policisë nuk gjetën askënd, ata përcaktuan se një xham në derën e shkollës ishte dëmtuar”, u tha nga policia kroate.

Drejtoresha e shkollës konfirmoi se incidenti ndodhi mbrëmë dhe se të gjithë në shkollë ishin thellësisht të tronditur nga ngjarja.

"Ne reaguam menjëherë herët në mëngjes dhe paraqitëm një kallëzim policor, edhe pse policia dhe zjarrfikësit ishin tashmë në vendngjarje mbrëmë. Si shkollë, morëm të gjitha masat e nevojshme. Kjo është vërtet e tmerrshme. Në prag të Ditës së Përkujtimit për Viktimat e Vukovarit dhe Shkabrnjës, është e vështirë të besohet se diçka e tillë mund të ndodhë në komunitetin tonë. Ne të gjithë u habitëm dhe u tronditëm që dikush do të guxonte të bënte diçka të tillë", tha drejtoresha Zhana Prizmiq.

Ajo shtoi se të premten, si pjesë e orës së mësimit, nxënësit dhe mësuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimave të Vukovarit, ndërsa të dielën, vendasit me fëmijët e tyre erdhën për të bërë të njëjtën gjë me iniciativën e tyre. Pasi tubimi u shpërnda, ndodhi incidenti. /Telegrafi/