Disa persona me maska dhe të armatosur, kanë arritur që mbrëmë pas mesnatës në hyrje të Zveçanit dhe ta marrin kamionin që ishte lokalizuar nga policia një ditë më parë duke bartur pije alkoolike të kontrabanduara, duke e dërguar në drejtim të panjohur, derisa kamioni po mbikëqyrej nga rreth 20 policë të veriut, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, rreth 10 persona të maskuar menjëherë pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 00:30, fillimisht kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Zveçan me automjetet e tyre civile tek vendi i quajtur ‘Kapija nr 2’, dhe kanë arritur ta marrin kamionin edhe pse po vëzhgohej nga policia 24 orë në ditë.
“Gjithçka ka ndodhur si në filma. Fillimisht personat me maska e të armatosur, rreth oës 00:30, kanë bllokuar rrugën me automjete nga të dyja anët, dhe kanë marr kamionin që po mbkëqyrej nga policia, duke e dërguar në drejtim të panjohur. Ata pastaj kanë ikur shpejtë me automjetet e tyre në drejtim të Mitrovicës e dikush në drejtim të Zveçanit, ndërsa e tërë ngjarja është zhvilluar për pak minuta. Policët sikur janë zënë në befasi dhe as që ka pasur pëpjekje për t’i parandaluar personat, derisa vetëm kanë vëzhguar situatën”, kanë thënë burimet.
Burimet më tej kanë shtuar se dyshohet që njëri prej eprorëve të policisë nga rajoni i veriut i cili bartë gradën e kapitenit, ka bashkëpunuar me personat.
Ndryshe, KosovaPress-i kishte raportuar dje se dhjetëra serbë kanë arritur që të enjten rreth orës 10:30 të zbrazin mallin kontrabandë nga një kamion, në prezencë të policëve.
Kamioni përplotë me pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia, pronë e Dragan Nedelkoviq nga Zveçani, i njohur me nofkën “katolik”, ishte lokalizuar nga policia në hyrje të Zveçanit, të cilët nuk kanë arritur për më shumë se 10 orë ta dërgojnë kamionin në terminalin doganor për zhdoganim të mallit.
“Katoliku me djemtë e tij, por i ndihmuar edhe nga shumë qytetarë në mesin e të cilëve ishin edhe vëllezërit Miljan e Miljojko Radosavljeviq, por edhe Millan Radojiçiq, e kanë zbrasur komplet mallin nga kamioni, derisa policët kanë qenë vetëm spektatorë”, kanë thënë burimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës