LAJMI I FUNDIT:

Përse qëndrojmë në lidhje të këqija?

Përse qëndrojmë në lidhje të këqija?

Jeta është e shkurtë – shumë e shkurtë për të qëndruar në një lidhje të keqe e cila nuk ju sjell lumturi.

Por, pavarësisht kësaj shumica prej nesh e kemi thuajse të pamundur të ndahemi nga një person i caktuar, madje edhe atëherë kur e dimë se ka ardhur koha, transmeton Telegrafi.

Ose të paktën shumica prej nesh kemi njohur çifte që qartazi janë vërejtur se nuk janë edhe aq të lumtur me njëri-tjetrin.

Por, përse çiftet vendosin ta bëjnë këtë? Përse njerëzit qëndrojnë në lidhje të këqija?

Sipas një studimi të ri, të kryer nga The Journal of Persoanlity and Social Psychology’, duket se arsyeja se përse nuk ndahemi nga dikush është se thjesht jemi të brengosur për ndjenjat e partnerit.

Është e rëndësishme që të theksohet se hulumtimi i këtij lloji nuk i ka hetuar lidhjet abuzive apo të dhunshme – lidhje në të cilat arsyet se përse nuk ndahen çiftet janë më komplekse.

Në vend të kësaj, hulumtuesit janë fokusuar vetëm në lidhjet që thjesht nuk kanë funksionuar, apo që nuk i kanë sjell lumtur dy palëve.

Shumica e studimeve të këtij lloji kanë treguar vetëm arsyet ‘egoiste’ se përse qëndrojmë në lidhje të këqija, duke cekur problemet financiare, frikën se do mbesim vetëm dhe shpresat e pavenda se gjërat do të përmirësohen.

Por, ky studim i ri tregon se sa më shumë që brengosemi se partneri mbështetet vetëm te ne, aq më e vështirë është ndarja.

Vlen të ceket se studimet e shumta kanë treguar se më mirë për shëndetin është të qëndroni beqarë sesa të qëndroni në lidhje të tilla që nuk kanë pasion e të ardhme të mirë. /Telegrafi/