LAJMI I FUNDIT:

Përse për kurën e fytyrës nevojiten dy kremra – të ditës dhe të natës?

Përse për kurën e fytyrës nevojiten dy kremra – të ditës dhe të natës?

Ndonëse shumica mendojnë që përdorimi i të njëjtit krem për ditën dhe natën është zgjidhje e përsosur për kursim, ekspertët paralajmërojnë që fjala është për përbërës të ndryshëm

Kremi i mirë ditor përmban mbrojtjen nga rrezet e dëmshme ultraviolete dhe lëkurën e mbrojnë nga ndikimet e materieve të papastra nga ambienti, por mund të përdoret edhe si bazë për grim.

“Kremi i cili përdoret për bazë ditore më së shpeshti përmban antioksidanse të cilët lëkurën e mbrojnë nga radikalet e lira dhe mbrojnë lipidet të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që ato të ndërtojnë sistemin e tyre mbrojtës”, thotë Susanne Dethlefs, kozmetologe.

Kremi i cili në lëkurë qitet natën mundëson regjenerimin e lëkurës dhe “përmirëson” dëmin e shkaktuar gjatë ekspozimit ditor ndaj materieve të papastra nga ambienti.

“Kremi i natës është teksturë pak më e pasur se ai ditor, por jo domosdo. Ka efekt anti-rrudhë i cili stimulon përtëritjen e qelizave dhe kthen elasticitetin dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave, transmeton Telegrafi.

Kremrat e natës e kurojnë lëkurën e fytyrës, e hidratizojnë, përshpejtojnë krijimin e kolagjenit, përmirësojnë qarkullimin e gjakut, e bëjnë lëkurën të lëmuar, përtërijnë qelizat e lëkurës dhe e bëjnë lëkurën më të butë.

Gjatë natës lëkura përgatitet për këndellje dhe hidratizim, ndërkaq me forcimin e shtresës mbrojtëse të lëkurës kremi i cili qitet para se të shkoni të flini gjumë ka shumë efekte të mira për poret e fytyrës. Mirëpo, nëse aplikohet gjatë ditës mund të krijojë përshtypjen e lëkurës së yndyrshme.

Lëkura ka funksione të ndryshme ditën dhe natën. Ditën shpenzon më shumë energji në mbrojtjen nga stresi dhe faktorët e tjerë të dëmshëm, për shkak se kremi ditor shton elasticitetin dhe rezistencën e lëkurës.

Para aplikimit të kremit për kurë të natës është shumë me rëndësi të eliminohen i gjithë grimi dhe e gjithë papastërtia nga fytyra. Vetëm atëherë kremi i natës mund të ketë efekt të mirë. /Telegrafi/