LAJMI I FUNDIT:

Përse Ole Gunnar Solskjaer nuk po shkarkohet nga Manchester United

Përse Ole Gunnar Solskjaer nuk po shkarkohet nga Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur “më shumë kohë” në Manchester United sesa trajnerët e tjerë sepse ai është një “fëmijë i klubit”, sipas Danny Blind.

Norvegjezi mbërriti në Old Trafford në vitin 2018 si strateg i përkohshëm, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Sezoni 2018-19 solli një fat të madh për Solskjaer, pasi ai mori kontratë trevjeçare, por ai ka qenë nën kritika të ashpra për menaxhimin e tij.


Ronaldo i kërkon Manchester Unitedit transferimin e ish-bashkëlojtarit
Lexo po ashtu Ronaldo i kërkon Manchester Unitedit transferimin e ish-bashkëlojtarit

Solskjaer udhëhoqi Unitedin në vendin e dytë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por skuadra e tij pësoi një eliminim të hershëm nga Liga e Kampionëve dhe përfundimisht humbi në finalen e Ligës së Evropës nga Villarreal.

United u përforcua gjatë verës me Cristiano Ronaldon, Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon, me presionin që sa shkon e rritet mbi Solskjaer.

Djajtë e Kuq kanë përjetuar rezultate të mikse në fillim të sezonit aktual, me Unitedin që u eliminua nga Carabao Cup në raundin e tretë nga West Ham.

Detaje se përse Ole Gunnar Solskjaer e meriton të shkarkohet nga Manchester United
Lexo po ashtu Detaje se përse Ole Gunnar Solskjaer e meriton të shkarkohet nga Manchester United

Blind nuk bindet nga strategjitë e Solskjaer te United dhe vuri në dyshim identitetin e ekipit të tij dhe planin e norvegjezit.

“Cili është identiteti i këtij ekipi?”, Blind pyeti. “Cili është plani i tij? Është pikërisht ajo që mungon me Solskjaer”.

“Jo gjithmonë duhet të jetë presion i plotë, por ne nuk shohim asgjë – gjithçka në ekipin e United bazohet në cilësitë individuale të lojtarëve”.

Prapaskenat e rikthimit të Ronaldos te United - Gary Linker zbulon për herë të parë se marrëveshja u mbyll nga kopshti i tij
Lexo po ashtu Prapaskenat e rikthimit të Ronaldos te United - Gary Linker zbulon për herë të parë se marrëveshja u mbyll nga kopshti i tij

“Ata i kanë ato cilësi dhe shpesh merr një rezultat për ekipin. Por, kurrë nuk është rezultat ekipor. Nuk është dukur mirë në një numër ndeshjesh. Lufta e bashkuar për të qenë dominues – ky është i gjithë problemi”.

“Gjëja tjetër që shihni është se si ata luftojnë për ta kthyer lojën kur Evertoni barazoi. Ata mezi krijuan ndonjë shans”, shtoi më tej ai.

United do të kthehet në aksion më 16 tetor kundër Leicester City në King Power Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori