Studiuesit shqetësohen se sasia e tepërt e përdorimit e çamçakëzit në mënyrë të shkujdesur, mund të ndikojë në funksionimin normal të organizmit të njeriut.
Përtypja e çamçakëzit është provuar që ndihmon shumë në lehtësimin e stresit dhe përmirësimin e produktivitetit.
Sipas American Dental Association, për sa kohë ju përtypni një çamçakëz, të jeni të sigurt se ai nuk i dëmton dhëmbët tuaj, përveçse i ndihmon ato duke pastruar mbetjet ushqimore, në mënyrë që dhëmbët tuaj të mbeten të pastër e të shëndetshëm.
Por çamçakëzi mund të ketë një anë të errët e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt shëndetin tuaj.
Sipas një studimi të ri që është bërë, çamçakëzi përmban disa grimca të oksidit të titanit dhe përdoret si agjent zbardhues në strukturën e tij.
Oksidi i titanit gjendet gjithashtu tek pasta e dhëmbëve, majoneza, buka, qumështi i skremuar apo çokollata.
Përdorimi i tepërt i çamçakëzit ndikon në sistemin e tretjes, kryesisht tek zorrët pasi aty absorbohen vitaminat e të gjitha ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës.
Në laboratorin e testimit të qelizave, studiuesit e Universitetit të Binghamton-it zbuluan se, ekspozimi ndaj grimcave të oksidit të titanit që gjenden në çamçakëz, ia bëjnë më të vështirë zorrëve absorbimin e hekurit, zinkut dhe acidit yndyror.
Ky është një lajm i keq pasi mund të çojë në pakësimin e lëndëve ushqyese, kryesisht tek gratë që humbasin hekur çdo muaj si pasojë e menstruacioneve.
Sigurisht që ka vend për studime të tjera të ngjashme, por studiuesit shqetësohen se sasia e tepërt e përdorimit e çamçakëzit në mënyrë të shkujdesur, mund të ndikojë funksionimin normal të organizmit të njeriut.
Për shkak se është shumë e vështirë të shmangim oksidin e titanit pasi gjendet në shumë lloje ushqimesh, zgjidhja më e mirë është të përdorim sa më pak ushqime të përpunuara.
Fillojeni ndërgjegjësimin tuaj nga shmangia e përdorimit të çamçakëzit… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit