Ëmbëlsira e akullt dhe e këndshme mund të na freskojë, por ndikon edhe në shëndetin tonë
I kemi akuzuar si fajtore të kilogramëve të tepërt, por e kemi aq të vështirë t’i rezistojmë kremit të akullt? Dhe si çdo tradhti, e shijon gjithnjë e më shumë. Ja ku vjen një lajm i mirë. Akullore mund të hash dhe të mos shëndoshesh. Ej, mos e tepro!
Dhe ja vjen dilema: ta ha apo mos e ha? Në rastin e parë arsyetimin e ke në xhep: shkoj në palestër dhe e shlyej mëkatin. Në të dytin është e sigurt se do të të ngelet mendja aty dhe do të të hahet gjithnjë e më shumë. Ç’të bësh? Gjej një rrugë të mesme. Quhet ekuilibër dhe ka të bëjë me stilin tënd të jetës.
Nëse je në gjendje që çdo ditë të kryesh aktivitet fizik, atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Pastaj vjen edhe aspekti më specifik, ai ushqyes.
Mund të duket e ekzagjeruar, por zakone të tilla tregojnë një lidhje të rëndësishme mes dëshirës për ëmbëlsira dhe urisë së papritur për ushqim. Një lidhje që duhet konsideruar, nëse kërkon që të jesh e shëndetshme si nga organizmi ashtu edhe nga ana emocionale. Por edhe për të ngrënë një akullore në paqe, me shqetësimin e vetëm për ta shijuar apo jo deri në fund, transmeton Telegrafi.
Brenda akullores
Përbërësit bazë të akullores me krem janë qumështi dhe sheqeri, por edhe pana dhe vezët. Proteinat e qumështit dhe të vezëve përmbajnë aminoacide esenciale,
Sekreti i dietës së akullores
Në një regjim dietetik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.
– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre.
– fruta dhe perime në kaluara në kohën e paradites,
– bukë dhe pasta integrale, mundësisht në drekë,
– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku,
– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë),
– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhan.
Një pikë tjetër e fortë e akullores klasike (me bazë qumështin) është përmbajtja e kalciumit, që e bën një ushqim të çmuar për gratë, sepse mban të shëndetshme kockat dhe parandalon osteoporozën.
Akullorja me fruta
Shijet akulloreve me fruta mund të përgatiten edhe pa qumësht, pra vetëm me dredhëza, limon, fruta pylli, shalqi, pjeshkë dhe fruta të tjera të përziera me ujë dhe sheqer. Në këtë rast përmbajnë sidomos vitamina, fibra dhe fruktozë, (sheqeri i frutave).
Akullorja artizanale që përmban 15-30% të peshës të furnizon me 120 kalori në një topth akullore dhe shije të dy frutave dhe me 188 kalori në një kupë me krem dhe çokollatë (gjithmonë 80 g). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën