LAJMI I FUNDIT:

Përse çiftet bien në dashuri?

Përse çiftet bien në dashuri?

Dashuria nuk është gjë që bazohet në gjini. Femrat dhe meshkujt bien në dashuri në të njëjtën mënyrë; i kanë të njëjtat emocione dhe nevojat bazike që i kërkojnë nga partneri.

Duke pasur parasysh këtë, njerëzit bien në dashuri sepse joshen nga karakteristika të caktuara që e nxisin emocionin e dashurisë.


Telegrafi ju sjell disa prej arsyeve se përse dikush bie në dashuri:

Kur e shihni ju bën të lumtur
Nuk ka gjë që e bën të shndritë më shumë ndjenjën e dashurisë sesa gëzimi dhe lumturia kur e shihni personin e caktuar.

Nëse partneri e vëren se po ju bën të lumtur, edhe ndjenjat e tij forcohen dhe thellësohen sepse mund të lidhen me ju në një mënyrë më të thellë.

Kur e dini çfarë dëshironi nga partneri
Është e vështirë ta dashuroni dikë që nuk e din kush është ose çfarë dëshiron nga një lidhje. Si ta din partneri çfarë t’ju dhurojë nëse nuk e dini çfarë jeni duke kërkuar?

Është e rëndësishme të dini çfarë dëshironi dhe kështu do ta keni edhe lidhjen më të lehtë.

Kur ndiheni të përmbushur me personin e caktuar
Kur ndiheni e ngrohur, e sigurt, e pranuar, e respektuar dhe e vlerësuar pranë një personi, atëherë mund t’i hapni dyert e dashurisë. Këto janë fundamentale për një dashuri të pastër. /Telegrafi/