Hulumtimi i ri ka treguar që lëvizjet e bebes kanë edhe “qëllimin” tjetër, pos që nënën nuk e lënë të fle gjumë.
Studimi i ri i publikuar në revistën profesionale Development thotë që bebet lëvizin, sepse ajo është mënyra që të zhvillojnë kocka dhe nyja të fuqishme.
Shkencëtarët e Kolegjit Triniti në Dublin të Irlandës, kanë studiuar embrionet e zogjve dhe të minjve dhe kanë konstatuar që lëvizjet në embrion stimulojnë “interaksionin molekular”, i cili qelizat dhe indet e embrionit i shndërron në inde funksionale të kockave dhe nyjave.
Varësisht nga ajo se ku gjenden indet konkrete “të padefinuara”, lëvizjet i orientojnë që t’i transformojë ose në inde të kockave ose në inde të kërcit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar që nëse bebja nuk lëviz mjaftueshëm në mitër mund të ndodhë që të lindë me eshtra shumë të brishta, apo me abnormalitete të caktuara në zhvillimin e nyjave.
Rreziku nga këto çrregullime ekziston, sepse, si edhe te të rriturit, edhe te bebet është e nevojshme që nyjat të jenë të mbuluara me shtresë të butë të kërcit që të mund të lëvizë drejt.
“Zbulimi ynë tregon që për mungesë të lëvizjeve embrionale të qelizave nga të cilat duhet të formohet kërci arrijnë sinjale të gabueshme molekulare, dhe nuk do të zhvillohen drejt”, thotë dr. Pola Marfi, e cila është bashkautore e këtij studimi.
“Në rastin e këtillë, shkurtimisht, qelizat do të merrnin sinjal që “kockat e vërteta”, në vend të sinjalit që të “krijohet kërci i vërtetë”, thotë ajo.
Lëvizjet e bebes në stomak janë një ndër indikatorët që me shtatzëninë çdo gjë është në rregull.
Shumica e shtatzënave lëvizjen e parë të bebes e ndiejnë midis javës së 16-të dhe të 24-të të shtatzënisë, madje edhe deri në javën e 32-të bebet janë gjithnjë e më aktive, mirëpo rreth javës së 32-të aktiviteti i tillë nuk rritet, por është i pranishëm.
Nëse vëreni çfarëdo ndryshimi qoftë në lëvizjet e bebes suaj, nëse ju duket që bebja lëvizë dobët apo më rrallë seç jeni mësuar, nëse bebja është qetësuar gjatë një periudhe të gjatë kohore, shkoni menjëherë te mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇizme, këpucë apo atlete, vetëm kjo ngjyrë do të bartet këtë vjeshtë: Eleganca është gjëja e parë që ju vjen në mendje
Pantallona elegante që zgjasin vizualisht këmbët: Monica Bellucci i vesh, kombinohen lehtë
A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?
Një ëndërr e realizuar: Orhidea Berisha
Pas komenteve fyese për shtimin e peshës, Lana Del Rey me krenari vuri në pah këmbët
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Trupat e Koresë së Veriut shihen duke u pajisur me uniforma në Rusi përpara dislokimit të mundshëm në Ukrainë
Analistët në Serbi: Pavarësisht fituesit, mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës mbetet e pandryshuar
Nga janari i vitit 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale
Dzeko zbuloi momentin më të dhimbshëm nga Interi: Kur e shoh sërish, mbuloj menjëherë ekranin me dorë
Rana e Hedhun plot me vizitorë edhe në tetor, flasin turistët e huaj
Paradoksi i BE-së, jep fonde nga plani i rritjes për Kosovën por masat vazhdojnë