LAJMI I FUNDIT:

Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Konferenca vjetore që diskuton çdo gjë digjitale është gati për edicionin e saj të 15-të, të 7-tin në Tiranë, Shqipëri. 

Me një qasje të re të orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e digjitalit pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë. Por, ato janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, Shqipëri, më 7 Nëntor.

“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e AllWeb e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkëorganizator i konferencës.

AllWeb vazhdon të tejkalojë pritshmëritë çdo vit, duke bërë një ndikim të fortë në marketingun digjital të Shqipërisë dhe të rajonit, si dhe në skenën e inovacionit dhe biznesit në përgjithësi. Po ashtu, eventi i këtij viti do të ofrojë përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.

Më 7 Nëntor, skena e AllWeb do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga Britania e Madhe, Danimarka, Austria, por edhe folës rajonalë nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, etj.

“Temë qendrore për konferencën e këtij viti është AI, e cila udhëheq evoluimin e marketingut dhe mundëson markave të navigojnë me precizion në peizazhin digjital dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme të markës. Folësit do të diskutojnë aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, reklamat, analizat, sjelljen, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një nga themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.

Si çdo vit tjetër, organizatorët ofrojnë bileta Super Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Këto bileta do të jenë në dispozicion për një kohë të kufizuar dhe në sasi të kufizuar online në allweb.digital së shpejti.

Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori