Përqafimi emocionues mes dy futbollistëve ukrainas dhe lotët e Zinchenkos para ndeshjes së Man Cityt ndaj Evertonit

Vitali Mykolenko i Evertonit dhe Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt kanë ndarë një përqafim emocionues, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut, para se lojtari i “Qytetarëve” të ‘tradhtohet’ nga lotët.
Evertoni dhe Manchester City kanë filluar ndeshjen e tyre nga ora 18:30 në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Të dy klubet angleze kanë në skuadër lojtarët ukrainas dhe pas tensioneve me Rusinë, nuk kishte si këta futbollistë të mos ishin në qendër të vëmendjes.
Mykolenko i Evertonit dhe Zinchenko i Cityt ndan një moment emocionues posa dolën në fushën e lojës për t’u ngrohur.
Posa këta dy lojtarë ukrainas u përqafuan mes veti, morën edhe duartrokitje të mëdha nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit “Goodison Park”.
Në këtë moment, Zinchenkon e ‘tradhtuan’ lotët, pasi filloi të qajë.





































