Opozita në Shqipëri organizoi ditën e djeshme protestën e lajmëruar prej disa kohësh për të shprehur ashtu sic e quajtën deputetë e PD-së mosbindjen civile të qytetarëve që kundërshtojnë qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama.
Me simpatizantë të mbledhur në selinë e PD-së, në mungesë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpiak, deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi shoqëruar nga zyrtarë dhe simpatizantë të opozitës dolën nga “selia blu” për të prirë tre orët e “mosbindjes civile”.
Mbërritja e deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së përballë kryeministrisë “ndezi” protestuesit që ishin grumbulluar aty.
Përplasja e parë midis protestuesve dhe policisë ndodhi përpara godinës së Kryeministrisë. Një gomë e djegur para Presidencës i kishte paraprirë zhvillimit të ngjarjeve. Protestuesit përdorën molotov në drejtim të godinës.
Protestës iu bashkua edhe Ilir Meta, shoqëruar me simpatizantë të Partisë së Lirisë, por duke qëndruar në distancë nga organizatorët demokratë dhe kordoni i policisë.
Pak pasi policia kishte parkuar automjetet e saj në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të bllokuar trafikun, pas shenjës së Flamur Nokës demokratët protestues marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste. Një molotov i hedhur nga turma e protestuesve përfshiu në flakë banderolën e vendosur në ballinën e “selisë rozë”. Misioni simbolik u përmbush dhe posteri i Edi Ramës u përfshi nga flakët.
Organizatorët dhe një grup i protestuesve u zhvendos më pas para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku sulmet ishin më të pakta.
E njëjta nuk ndodhi edhe para Bashkisë së Tiranës. Të gjendur përballë institucionet që drejtohet nga Erion Veliaj, demokratët nisën të përplasen me kordonin e policisë. Nuk munguan as molotovët. Një efektiv u përfshi nga flakët. Më pas u dogj edhe një protestues.
Gjatë rrugës për te godina e Kuvendit ku nuk u kursye përdorim i gazit lotsjellës nga policia, nuk munguan as incidentet si thyerja e tabelave të reklamimit apo edhe hapja e derës në një ambulance me sirenë ndezur nga protestuesit. Tre qytetarë mbetën gjithashtu të lënduar. Demokratët përdorën maskat për t’u mbrojtur.
Teksa marshimit po i vinte fundi, Policia e Shtetit njoftoi se Policia e Shtetit ishin dëmtuar 10 efektivë nga përplasjet me protestuesit dhe molotovët. Ekspertët e kriminalistikës nisën ndërkohë veprimet për dokumentimin dhe mbledhjen e provave pas lëndëve plasëse që u hodhën drejt Kryeministrisë.
Të lënduar mbetën edhe nga ana e protestuesve ku më servioze ishte rasti i një qytetari të përfshirë nga flakët e molotovit.
Në mbyllje të protestës nga “selia blu” foli Flamur Noka.
“Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës. Ky ishte vetëm hapi i parë. Kjo nuk ishte protestë, por revoltë”, u shpreh Noka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët