LAJMI I FUNDIT:

Përplasje gjatë raportimit të ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi, e largojnë nga salla shefin e kabinetit të saj

Përplasje gjatë raportimit të ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi, e largojnë nga salla shefin e kabinetit të saj

Raportimi i ministers së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi është duke u përcjellur me përplasje të shumta mes ministres dhe anëtarëve të këtij komisioni.

Diskutimi për ligjin për Inspektoratin e Tregut, përplasi deputetët Pal Lekaj (AAK) dhe Valentina Bunjaku (LDK) me ministren Hajdari, transmeton Telegrafi.


Për sjelljet e këtyre deputetëve, reagoi shefi i stafit të kabinetit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Kushtrim Dakaj, të cilin e detyruan të largohet nga salla e raportimit.

“Le të pushon pak. Lirona sallën dhe mos eja më kështu më këtë ngarkesë, dhe nuk e di as kush ke”, deklaroi kryetari i Komisionit për Ekonimi, Ferat Shala.

Ndërsa, Lekaj dhe Bunjaku dëgjohen duke i thënë në vazhdimësi që të liron sallën “Çohu, lirona sallën”.

Pas kësaj, reagoi ministrja Hajdari, e cila kritikoi Shalën që nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj deputetëve për gjuhën bullizuese të përdorur gjatë mbajtjes së komisioni.

“Zyrtari që ju e largut është shefi i stafit të kabinitetit të Industrisë, Kushtrim Dakaj. U indinjua nga sjelljet… prandaj ishte ky reagim i tij. A është e lejuar që unë të bullizohem… a more ndonjë masë, ka qenë bullizim nga deputeti Pal Lekaj dhe Valentina Bunjaku. Zbatoje legjislacionin. Për hir të publikut unë nuk e përdori gjuhën e bullizimit”, tha ministrja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori