LAJMI I FUNDIT:

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Meta nxjerr të dhëna të reja

Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Meta nxjerr të dhëna të reja

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të shtunë doli në një tjetër konferencë për mediat për të sjellë prova të reja siç tha ai të mashtrimeve të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit për ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha se institucionet që citohen nga Kuvendi nuk kanë dhënë opinion ose kanë kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.


Ai i quajti veprimet e Kuvendit të Republikës si veprime të marra, dhe qëllimin e këtij skenari është kapja prej fyti e të gjithë institucioneve të shtetit shqiptar.

“Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit të Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që kontrollon  institucionin e Kuvendit për fat të keq. Kuvendi në datë 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin  për një shtesë në ligjin dhe organizmin e Gjykatës Kushtetuese duke  ndërhyre në mënyrë antikushtetuese për të ndryshuar formatin dhe procesin e betimit të gjyqtari kushtetues, që sipas nenit nr.129 të Kushtetutës duhet të bëhet para Presidentit të Republikës dhe askund tjetër. Jemi sot përsëri për të demaskuar falsifikime të tjera , të këtij Kuvendi që nuk ndalet në veprimet e tij të marra”, theksoi Meta, raporton euronewas.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pohoi se Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar për Gjykatën Kushtetuese i ka përcjellë seancës plenare informacion qëllimisht të gënjeshtërt.

“Komisioni i Ligjeve në Kuvend në raportin zyrtar që i ka servirur publikut dhe seancës plenare rezulton se i ka përcjelle një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt duke përdorur si mekanizëm mbrojtje, përmenden një raportin e tij të dy nismave ligjore “ Ligjin për Gjykatën Kushtetuese” dhe “ Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, ndërkohë që shqyrtohen që shqyrtohej vetëm ligji për Gjykatën Kushtetuese. Kjo manovër mashtruese dhe e pacipë e këtij sekti kriminal që ka kapur prej fyti Kuvendin e Shqipërisë dhe të gjithë institucionet e  shteti është kryer për të krijuar imazhin dhe përshtypjeje gënjeshtërt publike se edhe projektligji për ndryshimin në ligjin për Gjykatën është konsultuar duke marrë mendimin e institucioneve të marra më sipër”, shtoi Meta.

Kreu i shtetit shqiptar ka ftuar qytetarët në tubimin e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tubim ky që sipas tij do të godasë çdo tentativë që synon kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti, Ilir Meta, ka akuzuar kreun e KED-së, Ardian Dvorani për përvetësim të kompetencave në mënyrë të paligjshme sa i takon çështjeve të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Beteja e Presidentit Ilir Meta duket se nuk është përqendruar vetëm ndaj Ardian Dvoranit, të cilin e ka paditur në SPAK, por atë e ka vazhduar edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Kreu i shtetit e akuzon Gjonajn për veprime antiligjore, të cilat sipas tij çojnë në grusht shteti, ndërsa atë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së Drejtësisë i ka paditur në SPAK.

Në një intervistë me studiot qendrore të Euronews pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, këmbënguli edhe një herë se në Shqipëri po vendoset një regjim njëpartiak me strukturë kriminale, që do të marrë nën kontroll të gjitha pushtetet, përfshi gjykatën kushtetuese dhe të drejtën e presidentit për të zgjedhur disa nga gjykatësit kushtetues, ndaj ai i ka bërë thirrje popullit që të dalë në rrugë e të mbrojë institucionet demokratike të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori