LAJMI I FUNDIT:

Përplasi për vdekje këmbësorin në vitin 2014, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan pas 10 vitesh në arrati

Përplasi për vdekje këmbësorin në vitin 2014, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan pas 10 vitesh në arrati

Një 65-vjeçar i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për një aksident me pasojë vdekjen 10 vjet më parë është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë mundësuar, falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Elbasan, ndalimin e shtetasit K. E., 65 vjeç, banues në Elbasan.


“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B”, bëri me dije policia.