LAJMI I FUNDIT:

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua, arrestohet pas gjashtë ditësh drejtuesi i makinës në Elbasan

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua, arrestohet pas gjashtë ditësh drejtuesi i makinës në Elbasan
Foto: Arkiv/Ilustrim

Gjashtë ditë pasi aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 6 shtatorit dhe viktimë mbeti një 24-vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit i identifikuar si Nazif Bajrami u largua nga vendngjarja, raporton A2.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan”, njofton Policia.


“Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën”, bën me dije Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

Politikë
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori