LAJMI I FUNDIT:

Përplaset në shtyllën elektrike, shoferi nga Minnesota ngec në veturën që i përfshihet nga zjarri – kalimtarët e rastit e shpëtojnë

Përplaset në shtyllën elektrike, shoferi nga Minnesota ngec në veturën që i përfshihet nga zjarri – kalimtarët e rastit e shpëtojnë

Një kamerë amatore e vendosur brenda një veture, shfaq momentin kur kalimtarët e rastit vrapojnë dhe bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë burrin që kishte ngecur brenda veturës së përfshirë nga zjarri në një autostradë në Minnesota të SHBA-ve.

Burri që ngiste një Honda në autostradën I-94, kishte goditur shtyllën e ndriçimit publik ku si pasojë vetura i është përfshirë nga zjarri, është bërë e ditur nga policia në Minnesota, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet momenti kur shpëtohet shoferi që ishte një burrë i moshuar të cilin e nxjerrin kalimtarët e rastit që rrezikuan jetën duke e nxjerrë derisa vetura po digjej.


Kadir Tolla ishte njëri prej shpëtimtarëve. Ai po shkonte në punë në St. Paul kur pa veturën duke u djegur disa sekonda pas përplasjes, dhe ishte i bindur se shoferi kishte ngecur brenda.

“Ishte një prej momenteve më të frikshme në jetën time. Është diçka që kurrë nuk do ta harrojë. Gjithmonë do ta mbajë në mend”, tha Tolla për FOX9. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori