LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy dallgë, surfisti “fluturon në ajër” dhe përfundon në kujdes intensiv në spital – publikohen pamjet e aksidentit

Përplasen dy dallgë, surfisti “fluturon në ajër” dhe përfundon në kujdes intensiv në spital – publikohen pamjet e aksidentit

Surfisti i dallgëve të mëdha, Alex Botelho ka përjetuar një situatë të rrezikshme, derisa është përballur me një incident në ujë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, portugezi është tërhequr nga një tjetër person, pasi të dy ishin “fluturuar” në ajër, në një përplasje midis dy valëve të mëdha në bregdetin e Atlantikut.

Ata u hodhën dhunshëm drejt bregut para se shpëtimtarët të ishin në gjendje të merrnin Botelho, i cili dukej se ishte i pavetëdijshëm dhe po lundronte me fytyrën poshtë në det.

Ai u dërgua me shpejtësi në spital pas një incidenti të cilin mediat e quajnë ”shumë serioz”.

“Aktualisht, ai është në gjendje të qëndrueshme dhe i vetëdijshëm. Ai do të qëndrojë në spital për vlerësim të mëtejshëm”, ka thënë një deklaratë të martën WSL, e cila drejton qarkun profesional të surfimit dhe është organizatori i Nazaré Tow Surfing Challenge.

Ndërkohë një azhurnim mbi gjendjen e Botelho lëshuar të mërkurën tha: “Alex mbetet në gjendje të qëndrueshme. Ai aktualisht është në spital nën vëzhgim të afërt për 48/72 orët e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori