Përparim Rama: Nuk bëj pazare politike, epoka e sabotimeve nga “Pastrimi” përfundon tani

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të krijuar nga ndërprerja e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja “Pastrimi”.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Rama e ka cilësuar këtë krizë si “kulmin e papërgjegjësisë institucionale” dhe ka akuzuar për përdorim të ndërmarrjes si instrument shantazhi për interesa politike.
“Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë vikendit, 24 orë në ditë, për të rikthyer kontrollin mbi situatën.
Kryetari ka theksuar se, pavarësisht miliona eurove të investuara ndër vite në “Pastrimi”, shërbimet e kësaj ndërmarrjeje kanë qenë të paqëndrueshme dhe të shfrytëzuara për qëllime politike.
“Qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt”, ka garantuar ai, duke njoftuar se nga dita e hënë pritet rikthimi i shërbimit në normalitet.
Në mesazhin e tij, Rama ka qenë i ashpër ndaj praktikave të politikës lokale, duke theksuar se nuk ka ardhur në krye të Prishtinës për të bërë “pazare politike” apo për të negociuar në takime të fshehta. Ai ka paralajmëruar për një qasje të re ndaj menaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe ka premtuar se “epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht”.
Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mobilizimin e tyre për të ruajtur pastërtinë në kryeqytet, duke theksuar se sabotimet janë tashmë të zbuluara dhe nuk do të tolerohen më./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ambasada amerikane në Katar paralajmëron për sulm, u bën thirrje qytetarëve të strehohen

Trump: Ta bëjmë Iranin të madh përsëri

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

Ushtria izraelite sulmon burgun famëkeq të Iranit, publikohen pamjet

Irani sulmon Izraelin me raketa, sulmi më i gjatë që nga fillimi i luftës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

JD Vance zbulon se sulmet kundër Iranit ishin aq të sakta sa goditën 'një objektiv me madhësinë e një lavatriçeje'

Bombarduesit amerikanë kthehen në bazë pas sulmit ndaj Iranit, publikohet video e aterrimit

"Midnight Hammer", si SHBA-ja e realizoi në përpikëri operacionin për të goditur tre objektet bërthamore të Iranit?

Pilotët e bombarduesve B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer për ushqime të lehta gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow

“Gatitu!” para gjenerales shqiptare - gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore

Teologu shqiptar në Iran: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram