LAJMI I FUNDIT:

Mirëmbajtja e thonjve me CND Shellac

Mirëmbajtja e thonjve me CND Shellac

Rregullimi i thonjve është i rëndësishëm që prej kohësh, por sot është pjesa më e rëndësishme që një femër i kushton kujdes të veçantë

Aurora Kurteshi
Estetiste e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407


Që në moshë të re,v ajzat fillojnë interesim për thonj deri në momentin kur mund të kujdesen vetë në mirëmbajtjen e tyre, pastaj vazhdojnë t’i mirëmbajnë edhe në qendrat estetike.

Rëndësia e tyre është mosdëmtimi i thonjve (shtratit të tij), të jenë sa më pak të lëmuar nga limat dhe të mos përdoren produkte të cilat krijojnë kërpudha dhe myshqe, sëmundje këto që kërkojnë shërim dhe kujdes ndaj tyre.

Kohët e fundit për shkak të jetës së ngarkuar femrat duan një rregullim të thonjve më afatgjatë, të kenë thonj të pa dëmtuar dhe idealja për bukuri të shëndetshme është CND Shellac.

CND Shellac është xhel llak i cili aplikohet në thonj natyral pa u lëmuar me lima të forta, thjeshtë bëhet manikyr klasik dhe aplikohet produkti Shellac. Gjithashtu,largimi i tij bëhet pa i dëmtuar thonjtë.

Mbështillen me folie dhe pambuk me produkt të veçantë dhe mbahen 10-15 min që mundëson largim me lehtësi.

Qëndrueshmëria është e paraparë deri në tre javë.

CND Shellac nuk i dëmton thonjtë aspak dhe mund të aplikohet për një kohë të gjatë. Është shërues i cili i mbanë thonjtë të fortë dhe rriten në mënyrë të padëmtuar. Përparësi tjetër është se aplikohet dhe largohet shpejtë, pra kursen kohë më shumë.

Shellac është shumë i përshtatshëm edhe për thonjtë e këmbëve, si në qëndrueshmëri më të gjatë dhe njëkohësisht shërues në rastet e thonjve që kanë probleme në formësimin e tyre.

CND Shellac posedon shumë ngjyra, afërsisht mbi 400 nuanca të ndryshme. Ngjyrat që përdoren më shumë gjatë tërë vitit janë: nude pink natyrale dhe e kuqja, nuance këto të cilat janë gjithmonë në modë.

Thonjtë janë paraqitja jote e parë, prandaj kushtoni kohë mirëmbajtjes së tyre.

/Telegrafi/