LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Bosnje, populli i Kosovës grumbullon ndihma për zonat e prekura

Përmbytjet në Bosnje, populli i Kosovës grumbullon ndihma për zonat e prekura

Ka ditë që gjendja në Bosnje e Hercegovinë vazhdon të jetë alarmante.

21 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë vazhduar për disa ditë.

E një bashkëndjenjë me popullatën atje po e kanë enkas komuniteti boshnjak në Kosovë.


Pako ushqimore, rroba e higjiena po vazhdojnë të grumbullohen tek Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren.

E njëri nga ky komunitet, e ndjen veten në borxh.

“Kohën e luftës në Kosovë kam qëndruar në Bosnje. Më mirëpritën jo si banor Kosove por si vëlla i tyre. Më ndihmuan shumë. Tani me mundësitë e mia, dua të ua kthej atë të mirë. Qytezat tanimë janë total të shkatërruara nga vërshimet,” tha Bajrush Ferati, këshilltar i ministres, Emilia Rexhepi.

Ferati bën thirrje që sa më shumë persona t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Është e mira e një njeriu nëse e shpreh të mirën e vet, e kthen me të mirë sikurse sot për ata në Bosnje. Çdo ndihmë e mirë është e vlefshme për ata që janë në nevojë sepse ai e kupton që nuk është i lënë anash, nuk është vetëm. Iniciativës e cila do vazhdojë edhe nesër,  i janë bashkuar edhe shqiptarë,” shtoi Ferati.

Deri tani janë mbi 100 pako të grumbullura që priten të dorëzohen të dielën, në zonat e prekura nga përmbytjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori