LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje në disa qytete të Shqipërisë pas stuhisë, zjarrfikësit dhe ushtria në terren

Përmbytje në disa qytete të Shqipërisë pas stuhisë, zjarrfikësit dhe ushtria në terren

Moti i keq në Shqipëri shkaktoi përmbytje të rrugëve, situatë që vijon të mbetet problematike në disa qytete.

Si pasojë e stuhisë ka vështirësi në qarkullim dhe prezencë të lartë uji në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër dhe Lezhë.

Aktualisht i bllokuar është vetëm aksi rrugor Shkodër-Theth.


Një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka nxjerrë inerte në rrugë, për këtë arsye po punohet për zhbllokim.

Ndërkohë në Tiranë po punojnë 10 njësi nga zjarrfikëset dhe ushtria, për situatat e krijuara, raporton TCH.

Në bilancin e deritanishëm përmbytje ka pasur:

-Zona e Yrshekut, në biznese dhe institucione;

-Zona e Mëzezit;

-Zona e Kombinatit;

-Zona në Pallatin me Shigjeta.

Shqipëria është prekur këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Evropën, ku më i dëmtuar deri tani është Italia.

Për shkak të motit të keq, një efektiv policie ka mbetur i lënduar, pasi në kohën që ka qenë në detyrë një objekt është shkëputur dhe e ka goditur.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori