Pas 12 ditë të zhvillimit të operacioneve të ndryshme stërvitore, njësitë e angazhuara të FSK-së, sot, sipas planifikimit paraprak, në zonën e trajnimit, në Babaj i Bokës,  demonstruan pjesën kryesore të stërvitjes, duke përmbyllur me sukses, angazhimin e tyre kryesor në kuadër të stërvitjes së drejtuar nga ushtria amerikane “DEFENDER-Europe 21”.

Për të përcjellë nga afër këtë stërvitje, në Ditën e Vizitorëve të Shquar, ishin presidentja Osmani, kryeministri Kurti, zv.kryeministrja Gërvalla, ministri Mehaj, ministri Sveçla, zëvendësministri Syla, gjeneral Rama, deputetë, ambasadorë dhe atashe të mbrojtjes së vendeve mike, si dhe ushtarakë të lartë të FSK-së dhe forcave partnere.


Gjithashtu, me praninë e tij, në këtë ngjarje të veçantë, na nderoi edhe zv.komandanti i Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë për mobilizim, gjeneralbrigade Jed Schaertl.

193142565 1139195663246983 7489716747918508551 n 1

Në fillim, strukturat komando-shtabore dhe ato taktiko-operative të njësive të FSK-së, demonstruan me sukses të lartë të gjitha fazat e stërvitjes sipas skenarit të planifikuar.

Më pastaj, atyre me fjalë rasti iu drejtuan presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të cilët shprehën përgëzimet dhe vlerësimin më të lartë për nivelin e shkëlqyeshëm profesional të demonstrimit të operacioneve stërvitore.

Ata gjithashtu, shprehën falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për ushtrinë e SHBA-së në përgjithësi dhe kontingjentin e ushtarakëve të angazhuar për vlerësimin e stërvitjes në veçanti për mbështetjen e tyre të pakursyer për suksesin e sotëm dhe të  gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së.

191728184 1139195433247006 8005527578707381954 n

Mes tjerash, presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, gjithashtu theksuan se ky nivel vërteton faktin se FSK jo vetëm që është e vullnetshme, por edhe e gatshme dhe e aftë, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, krahas ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, aspiratë kryesore e vendit në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Lidhur me aspektin operacional të stërvitjes, gjeneral Rama, theksoi se qëllimi kryesor dhe objektivat e stërvitjes janë arritur në shkallën e synuar duke besuar se edhe ekipi i përbashkët vlerësues i FSK-së dhe forcave  amerikane do të japin vlerësim të ngjashëm  e që nënkupton se FSK ka arritur standardet për validimin e komponentes së parë luftarake për mbrojtjen e territorit.

192612886 1139195533246996 6217485075153628207 n

Në këtë vit, ky është sukses i madh i radhës i njësive të FSK-së, pas atij të dislokimit të kontingjentit të parë jashtë vendit krahas forcave amerikane./Telegrafi/

defender 1