LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet seminari treditor i video-artit italian

Përmbyllet seminari treditor i video-artit italian

Ambasadori italian Piero Sardi ka vizituar Galerinë Kombëtare të Kosovës, me rastin e përmbylljes së seminarit treditor të video arteve italiane në Kosovë. Sardi njoftoi se seminari kishte të bëjë me video-artin italian nga vitet e 1960 e deri në ditët e sotme.

Ai tha se më këtë seminar Ambasada italiane ka pasur për qëllim të shikojë gjendjen e artit vizuel dhe bashkëkohor, si dhe të ndërtojë ura lidhëse mes Kosovës dhe Italisë.


“Kemi dashur të ftojmë pjesëmarrësit e studentët që të shohin këtë ekspozitën, sepse kështu shihet edhe arti, si dhe kemi dashur të shohim gjendjen e formave të ndryshme të artit vizuele dhe artit bashkëkohor”, tha ai. /EO/