LAJMI I FUNDIT:

Përleshje të reja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ka ushtarë të vdekur nga të dyja palët

Përleshje të reja mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ka ushtarë të vdekur nga të dyja palët

Forcat ushtarake të Azerbajxhanit dhe Armenisë u përleshën në kufirin e tyre të përbashkët – duke përdorur mortaja dhe dronë – dhe luftimet lanë dy ushtarë të vdekur nga të dyja palët, një ditë para fillimit të bisedimeve të nivelit të lartë për një marrëveshje afatgjatë të paqes.

Ishte dita e dytë radhazi e shkëmbimit të zjarrit – përpara takimit të planifikuar në Bruksel për të dielën mes kryeministrit armen, Nikol Pashinin dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.


Një ushtar azerbajxhanas dhe një armen janë vrarë gjatë 48 orëve të fundit. Dy ish-shtetet sovjetike kanë luftuar për 30 vjet rreth rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por i banuar kryesisht nga armenë etnikë, raporton reuters.

Në një konflikt gjashtë-mujor në vitin 2020, Azerbajxhani rifitoi pjesë të territorit të humbur në një luftë të mëparshme që përfshiu rajonin në mes të rënies së sundimit sovjetik.

Në përleshjen e fundit, Ministria armene e Mbrojtjes tha se forcat e saj u vunë nën zjarr me mortaja dhe armë të vogla në fshatin Sotk, pranë kufirit. Ministria njoftoi se u vendosën edhe mjete ajrore pa pilot.

“Për shkak të zjarrit të armikut, pala armene ka një person të vrarë në aksion dhe një person të plagosur”, njoftoi ministria.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se parandaloi një sulm nga dronët armenë ndaj pozicioneve në distriktin Kalbayar në anën e Azerbajxhanit të kufirit. Më vonë u raportua se një ushtar azerbajxhanas ishte vrarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori