Një rrahje masive mes dy bandave ‘KM-Firm’ nga veriu i Mitrovicës dhe ‘Delije’ nga Zveçani, ka ndodhur të premten pas mesnatës në rrugën “Mbreti Petar” në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur armë të ftohta, mjete të forta dhe gurë, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve janë lënduar, disa prej të cilëve kanë kërkuar trajtim në spital. Gjatë intervenimit një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë lëndime të lehta trupore
Në vendin e ngjarjes janë parë numër i madh i policëve, duke përfshirë edhe pjesëtarë të NJRSH-së, si dhe autoambulanca nga spitali i veriut të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se sherri ka nisur fillimisht rreth orës 01:00 pas mesnatës në restorantin ‘Knez’, tek shëtitorja, pronar i së cilës është Radosha Petroviq, ndërsa ndjekja dhe rrahja e grupeve të të rinjëve ka vazhduar edhe në lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve, autorët e këtij incidenti janë vëllezërit Danijell dhe Marko Gjukiq nga Zveçani, të njohur si narko-bosë në veri.
“Incidentin e kanë shkaktuar vëllezërit Gjukiq. Udhëheqin drogën në veri, ndërsa kanë vuajtur burg vitin e kaluar në Kralevë, pikërisht për shkak të punëve të tyre të pista. Markon policia ka arritur ta arrestojë mbrëmë pas incidentit, ndërsa Daki është në arrati”, kanë thënë burime të KosovaPress-it.
Burimet më tej kanë shtuar se falë njësiteve policore të stacionineve veri i Mitrovicës dhe atij Zveçan, të cilët janë vënë shumë shpejtë në kryerje të detyrës për të parandaluar eskalimin e situatës, është evituar ndonjë viktimë.
Dyshohet se motivi i mundshëm i kësaj rrahje është konflikti i interesit mes grupeve.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress.
“Nuk kemi informacione për grupe. Rrahja ka qenë masive, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Një polic ka marrë lëndime të lehta trupore. Personi me inicialet M.Gj. është arrestuar dhe i është caktuar paraburgimi për 48 orë. Hetimet vazhdojnë”, ka thënë shkurt për KosovaPress togeri Radoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet dosja: Plani i vrasjes së Durim Bamit nga Ndoka, Shullazi e Martinaj
Filloi me punë shkolla e re në Vizbeg, po regjistrohen nxënësit e klasës së parë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni – dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit