Një përleshje masive shpërtheu në një shkollë të mesme në Arizona kur më shumë se 30 nxënës dhe një prind u grindën gjatë një pushimi dreke.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, shkolla e mesme Tucson u mbyll për disa orë pas sherrit të dhunshëm të martën.

Pamjet e incidentit të postuara në rrjetet sociale tregojnë skenat shqetësuese teksa studentët godasin me grushte dhe shkelma njëri-tjetrin.

Përleshja thuhet se filloi pasi një prind, thuhet se shkoi në kampus për t’u përballur me një grup fëmijësh që sulmonin djalin e tij.

Ai kishte marrë njoftime se djali i tij, i cili ka nevoja të veçanta, do të ‘largohet’ nga shkolla.

Policia e Tucson tha se prindi u mor në paraburgim, por emri i tij nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/